Bimet,pararendeset per kurimin e shume semundjeve.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bimet,pararendeset per kurimin e shume semundjeve.

Mesazh nga bigbeng prej Sat Nov 14, 2009 12:06 pm

...........Ēaj rozmarine kundėr 12 sėmundjeve....

.......................................
Rozmarina
ėshtė bima mė e njohur, qė ka ndihmuar nė kurimin e mjaft sėmundjeve.
Kjo bimė ndihmon dukshėm kundėr diabetit, kur ėshtė i shoqėruar me
depresion. Po ashtu, efektet shėruese tė rozmarinės ndihen edhe te
personat, qė vuajnė nga tensioni i lartė. Mjaft e njohur, kjo bimė
ėshtė edhe pėr forcimin e kujtesės, pastrimin e rrugėve tė
frymėmarrjes, eliminimin e sėmundjes reumatizmale tė spondiloatrozės,
kurimin infeksioneve nė mitėr dhe organeve gjenitale, pushimin e
dhimbjeve nė stomak apo shkrirjen e gurėve nė tėmth. Ndėrkaq, larja e
trupit me ujė tė zier me rozmarinė do tė thotė mė tepėr shkėlqim pėr
lėkurėn tuaj, si dhe eleminimin e papastėrtive. Njė efekt tė ndjeshėm,
rozmarina ka edhe nė pakėsimin e djersės.
Lahuni me rozmarinė
Tė lash trupin me lėngun e rozmarinės i jep lėkurės shkėlqim dhe mbron
atė nga sėmundjet. Nė fakt, gjatė stinės sė verės, kjo procedurė shihet
si shumė e rėndėsishme, pasi duke i frekuentuar mė sė shumti detin dhe
pishinat, lėkura ėshtė mė e prirur ndaj infeksioneve. Papastėrtitė e
ujit dhe tė rėrės mund tė shkaktojnė mykun nė lėkurė. Pėr pėrgatitjen e
solucionit larės nevojiten 50 gramė gjethe rozmarine tė thata dhe tė
grimcuara, tė cilat hidhen nė 1 litėr ujė tė nxehtė. Kjo masė lihet nė
qetėsi pėr 30 minuta dhe mė pas kullohet. Lėngu i pėrftuar do tė
shėrbejė pėr larjen e trupit dhe hidhet nė vaskėn e mbushur me ujė 35
deri 38 gradė. Kėshillohet tė qėndroni nė ujin e pėrgatitur pėr 20
minuta dhe mė pas rekomandohet tė bėhet njė orė pushim. Ėshtė mirė qė
banja me ujin e rozmarinės tė bėhet nė mbrėmje, pėrpara se tė shkoni
pėr tė fjetur. Gjithashtu, larja kėshillohet edhe pėr tė gjithė ata qė
kanė probleme me gjumin gjatė natės. Banja ndihmon tė bėjnė njė gjumė
tė qetė e pa shqetėsime. Larja e trupit me lėngun e rozmarinės nuk
duhet tė bėhet nga persona, qė kanė infeksione nė lėkurė apo plagė tė
rėnda, pasi bima pėrmban shumė antioksidantė, nė veēanti acid karnozik.
Dhe janė pikėrisht kėta antioksidantė, qė i japin imunitetin trupit.
Diabeti
Diabetikėt, qė vuajnė nga depresioni, e kanė mė tė vėshtirė tė mbajnė
nėn kontroll nivelin e sheqerit nė gjak. Mjekėt rekomandojnė pirjen e
ēajit tė rozmarinės pėr tė luftuar kėtė sėmundje. Pėr pėrgatitjen e
ēajit rekomandohet 1 lugė kafeje me gjethet e thara tė rozmarinės tė
hidhet nė njė enė, ku mė parė janė hedhur 2 gota me ujė tė nxehtė.
Lihet pėr 10 minuta, mė pas kullohet dhe pihet i nxehtė. Mjekėt
rekomandojnė tė pihen 2 filxhanė nė ditė, para buke. Duhet patur kujdes
qė ēaji tė mos ėmbėlsohet. Ēaji i pėrftuar nga zierja e gjetheve tė
rozmarinės ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera edhe te personat, qė vuajnė
nga tensioni i lartė. Pėr kėta tė sėmurė rekomandohet qė gjatė kohės sė
rritjes sė tensionit, tė pijnė menjėherė njė gotė me ēajin e pėrftuar
nga bima dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme.
Pėr kujtesėn, frymėmarrjen, reumatizmėn
Mjaft e njohur ėshtė bima edhe nė ndihmesėn ndaj rritjes sė aktivitetit
tė trurit dhe forcimit tė kujtesės. Pėr tė gjithė ata, qė kanė njė
kujtesė tė dobėt dhe afatshkurtėr, mjekėt popullorė kėshillojnė pirjen
e ēajit tė rozmarinės herėt nė mėngjes. Ėshtė mirė qė ēaji tė
ėmbėlsohet me mjaltė, pasi dhe vetė mjalti ndikon nė rritjen e
kujtesės. Ēaji i rozmarinės, ashtu si dhe shumė bimė tė tjera tė
pėrmendura mė parė, ndihmon mjaft nė pastrimin e rrugėve tė
frymėmarrjes. Efekte tė menjėhershme ka dhėnė ky ēaj te personat me
grip, tė shoqėruar me rrufė. Pėr shėrim sa mė tė shpejtė, tė sėmurėt
duhet tė pijnė ēajin e pėrftuar nga bima e rozmarinės. Kjo bimė shėrben
edhe nė eliminimin e sėmundjes reumatizmale tė spondiloatrozės.
Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sėmundje shpesh bėhen tė padurueshme pėr
tė sėmurin. Ka raste kur sėmundja nuk e lejon tė kryejė asnjė lėvizje.
Prandaj, pėr ta lehtėsuar sėmundjen, kėshillohet tė pihet ēaj 3 herė nė
ditė pėrpara buke. Kur dhimbjet janė tė forta, i sėmuri kėshillohet tė
bėjė regjim shtrati.
Ēaji i rozmarinės kėshillohet edhe pėr lehtėsimin e dhimbjeve me
origjinė reumatizmale, si dhimbjet e kyēeve, gjunjėve, si pasojė e
motit tė keq. Edhe nė kėto raste kėshillohet pirja e ēajit tė
rozmarinės.
Kundėr djersės dhe infeksioneve
Rozmarina ndihmon mjaft nė pakėsimin e djersitjes, sidomos gjatė
periudhs sė verės, kur djersa ėshtė pėrherė e pranishme. Por ēaji
shėrben jo vetėm kur djersa ėshtė pėr shkak tė temperaturės sė lartė,
por mund tė shkatohet edhe nga rėnia e rezistencės sė trupit apo nga
humbja e kripėrave minerale. Shumė tė tjerė djersitin kur janė tė
sėmurė me grip apo edhe nga shėndeti i tepėrt, pa qenė shkaktare e
ndonjė sėmundjeje. Rozmarina ėshtė shumė e efektshme edhe pėr kurimin
infeksioneve nė mitėr dhe organeve gjenitale. Nga ēaji i bimės pihen 2
filxhanė nė ditė, por gjithmonė para buke.
Dhimbje koke, stomaku, tėmth
Pėr qetėsimin e dhimbjeve tė kokės dhe kur dhembjet janė tė shoqėruara
me marrje mendsh kėshillohet tė pihet ēaj i ėmbėlsuar me mjaltė. Pas
pirjes sė ēajit do tė shihni efektet pozitive qė ai jep. Te personat,
qė vuajnė nga dhimbjet e stomakut, kur ato janė shkaktare tė njė
sėmundjeje apo kur ėshtė dhimbje e rastit, njė gotė me ēaj rozmarine do
tė ndalonte menjėherė dhimbjet shqetėsuese. Dhe sėmundja e fundit qė
kjo bimė kuron janė shqetėsimet e tėmthit. Kjo bimė shėrben pėr
shkrirjen e gurėve nė tėmth, si dhe ndihmon nė rritjen e prodhimit tė
lėngut nė kėtė organ.

Paketė kėshillash
Kėshillohet qė gjatė pirjes ēajit i rozmarinės tė jetė i nxehtė
Kėshillohet qė ēaji tė pihet gjithmonė pėrpara buke, pėr tė dhėnė rezultate
Pjesėt qė pėrdoren pėr kurim janė gjethet e thara nė hije dhe tė grimcuara
Nėse lani trupin me ujin e rozmarinės, kini kujdes qė lėkura tė mos jetė e dėmtuar
Nėse doni tė bėni gjumė tė qetė, kėshillohet pirja e njė gote ēa.
Pėr tė patur lėkurė tė freskėt dhe pa djersė pini ēajin e rozmarinės

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Male
Ditelindja Ditelindja: 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve: 4842
Vendndodhja Vendndodhja: verdalle me sherbime
Hobi Hobi: E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor: 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet: 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bimet,pararendeset per kurimin e shume semundjeve.

Mesazh nga bigbeng prej Sat Nov 14, 2009 2:13 pm

Nigella Sativa,

Fara e zezė ėshtė bimė njėvjeēare, qė rritet deri nė 30 cm. Me kėrcell
tė drejtė dhe me degėzime e gjethe te holla, me lule blu nė tė
pėrhirtė, me bishtajė dhe fara tė dhėmbėzuara.Vendi i saj ėshtė Azia
Perėndimore dhe ajo kultivohet nė shumė zona tė Azisė dhe tė Detit
Mesdhe, pėr farat e saj tė cilat mblidhen kur piqen. Farat e bimės kanė
njė pėrbėrje vaji tė qėndrueshėm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 %
vaj tė avullueshėm.

Meritat qė i njohin bimės, mjekėt e lashtė

Vaji i farės sė zezė pėrmban njė numėr acidesh tė yndyrshme bazė. Fara
e zezė pėrmban lėndė Nigellone, e cila ėshtė njė lloj antioksidi
natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezė pėrmban gjithashtu acid
Arginine. Mjeku i lashtė grek, Destordhiris thoshte: “Farat e farės sė
zezė pėrdoren si ilaē pėr dhimbjet e kokės, gripit, dhembjet e dhėmbėve
dhe krimbat e stomakut. Ato pėrdoren shumė edhe si nxitės urinimi,
nxitės menstruacionesh dhe shtues tė qumėshtit tek nėnat gjidhėnėse”.
Mjeku i njohur arab, Ibėn Sina (Avicena – vdekur nė vitin 428 Hixhri),
nė librin e tij tė shumėnjohur “Statuti i mjekėsisė”, thotė: “Shuneza
(fara e zezė) ėshtė bimė e hidhėt qė ndalon gėlbazėn, pastron kanalet e
frymėmarrjes, shpėrbėn gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron nė
maksimum. E pėrzierė me uthull ajo shėrben si ilaē pėr puērrat laktike,
duke i lyer ato. Ajo shpėrbėn tumoret flegmatikė dhe tė ngurtė. Po
kėshtu, e pėrzierė me uthullėn, ajo pėrdoret pėr plagėt flegmatike dhe
pėr zgjeben e qelbėzuar. Fara e zezė bėn dobi pėr ftohjen, veēanėrisht
e bluar dhe e ruajtur nė enė tė bėrė me fije liri. Ndihmon nė dhimbjen
e ftohtė tė kokės, duke lyer ballin. Nėse lihet nė uthull pėr njė natė,
pastaj bluhet dhe i jepet tė sėmurit pėr ta nuhatur me hundė, i bėn
dobi nga dhembjet kronike tė kokės. Ajo vret krimbat e barkut, qoftė
edhe vetėm me lyerjen e barkut mbi kėrthizė. Nxit menstruacionet duke u
pėrdorur disa ditė, dhe pihet e pėrzierė me mjalt dhe ujė tė nxehtė pėr
gurėt nė veshka dhe nė fshikėzėn e urinės.” Njė mjek tjetėr i njohur
arab, Daud el Antaki, thotė: “Pėrdorimi i farės sė zezė ēdo mėngjes, tė
skuqur bashkė me rrush tė thatė, skuq lėkurėn dhe e pastron atė.
Pluhuri i saj ndėrpret hemorroidet me ngrėnie dhe lyerje. Nėse skuqet
me vaj ulliri dhe pikohet vaji nė vesh, shėron nga mosdėgjimi, sidomos
me yndyrėn e farės jeshile. Tymi i saj largon parazitėt. E pėrzierė me
ujin e bimės Colocynth dhe tė bimės Ėormėood largon parazitėt e barkut
duke e lyer barkun mbi kėrthizė...”

Kėrkimet shkencore pėr vetitė antikanceroze

Janė bėrė disa kėrkime shkencore pėr tė vėrtetuar se fara e zezė ka
veti antikancerore dhe forcuese tė sistemit imun i cili mbron
organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.
Mjekėt e specializuar nė bimėt natyrale kėshillojnė pėr pėrdorimin e
farės sė zezė ashtu si ėshtė, duke e bluar dhe e pėrdorur menjėherė pas
bluarjes dhe jo tė lihet e bluar, sepse vaji avullues qė ajo pėrmban,
avullon shpejt dhe kėshtu i ikin tė gjitha vetitė shėruese. Kurse vaji
i farės sė zezė qė ekziston sot nė treg nuk ka vetitė kuruese qė mund
tė pėrmenden, sepse ai ėshtė vetėm vaj i qėndrueshėm, kurse vaji i
avullueshėm ka avulluar gjatė fabrikimit tė tij. Fara e zezė e bluar
mund tė pėrdoret e pėrzierė me mjalt, apo duke e tretur nė ujė apo nė
qumėsht. Ky ėshtė pėrdorimi mė i mirė i farės sė zezė. Mėnyra mė e
thjeshtė pėr marrjen e farės sė zezė ėshtė duke vendosur njė lugė nga
fara e zezė nė njė pjatė me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo
ėshtė pjata mė e dobishme e mėngjesit dhe e mbrėmjes.

Kujdes!

Pėrdorimi i farės sė zezė pėr sėmundje serioze dhe tė komplikuara,
duhet tė bėhet pas kėshillimit me nje specialist nė bimėt mjekėsore,
me qėllim qė tė arrihet suksesi sa mė i plotė dhe i shpejtė, si dhe pėr
tė parandaluar ndonjė komplikim apo efekt anėsor tė mundshėm, sidomos
me pėrzierjen e farės sė zezė me bimė tė tjera mjekėsore.

Pėrmbledhje me dobitė e farės sė zezė:

-Fara e zezė ndihmon nė ruajtjen konstante tė temperaturė sė trupit.
- Fara e zezė ndihmon nė ardhjen dhe shtimin e qumėshtit te nėna gjidhėnėse.
- Fara e zezė ka ndikim nxitės nė sistemin imun.
- Fara e zezė ėshtė ushqim i shėndetshėm dhe i rėndėsishėm pėr fėmijėt,
gratė dhe tė moshuarit, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė saj ushqimore tė
shumėllojshme.

Pėrdorimi i farės sė zezė pėr sėmundje specifike

1. Dhimbje kokė ose migrena: Marrja e dozės orale dhe aplikim nė ballė
ose nė pjesėn me dhimbje. Tė largohet nga ngrėnia e tepėrt e
ėmbėlsirave.
2. Sėmundjet reumatizmale: Marrja e dozės orale ditore dhe aplikim nė pjesėt me dhembje dy herė nė ditė pėr rreth tre muaj.
3. Diabeti: Marrja e dozės ditore orale dhe njė gotė ēaji ‘santonica’ tė zier.
4. Imuniteti i fėmijėve: Marrja e dozės orale ditore pėr tre muaj.
5. Ēlirim pėr sėmundjet e hundės: Tri luge ēaji ēdo ditė pėr njė javė si dhe masazh pėr pjesėt e sėmura.
6. Ulja e kolesterolit nė gjak: Marrja e dozės orale ditore dhe largimi nga ngrėnia e yndyrave (pėr efekt tė uljes sė peshės).
7. Contusions dhe propodiplegia: Marrja e dozės orale ditore dhe masazh
i pjesės sė dėmtuar pėr pesėmbėdhjetė minuta dy herė nė ditė.
8. Stomaku dhe ulēera: Marrja e dozės orale ditore, kufizimi i tė
ngrėnit tė ėmbėlsirave dhe frutave agrume. Kėshillohet testimi i
hormoneve tiroide dhe masazh i jashtėm dhe ngrėnia e shegės bashkė me
lėkurėn e saj tė brendshme.
9. Nė raste ftohjeje, marrje fryme, kollė: Nė njė gotė uji me ēaj dhe
sheqer hidhet njė lugė kafe vaj fare tė zezė dhe pihet para se tė bini
nė gjumė dhe vendoset dhe njė kompresė e ngrohtė nė kraharor;
qetėsohesh menjėherė.
10. Pėr kurimin e infeksioneve tė zemrės dhe ngushtimin e venave: Pihet
vazhdimisht vaji me ēfarėdo pije tė nxehtė. Kjo ndihmon nė shkrirjen e
yndyrave, zgjerimin e damarėve dhe arterieve.
11. Pėr sėmundjet e lėkurės dhe lebrozės: Lyhet vendi i prekur nga
sėmundja me uthull molle dhe mė pas lyhet me vajin e farės sė zezė pėr
15 ditė.
12. Pėr kurimin e rasteve tė dobėsisė seksuale, nevojitet 200 gr kokėrr
fare tė zezė tė shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli tė
shtypur (dyllė pemė mashkull), 50 gr vaj fare tė zezė, 50 gr vaj
xhirxhiri (sallatė arabe, nė anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200
gr mjaltė i pastėr. Kėto pėrzihen mirė sė bashku dhe pėrgatesa pėrdoret
njė lugė kafeje pas ēdo vakti. Kjo kurė kthen aktivitetin edhe nėse je
nė moshė tė thyer.


Veēoritė e vajrave acidikė tė pangopur

-Ndihmojnė metabolizmin e trupit
-Nevojiten nė rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
-Ndihmojnė nė zhvillimin e hormoneve dhe nė formimin e njė sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtės tė shėndetshėm
-Pengojnė shtimin e substancave qė dėrgojnė sinjale alergjike
-Ndalojnė qelizat mbrojtėse (imunitare) tė punojnė mė shumė se ē’duhet
-Kolesterolin nė gjak e kthejnė nė nivelet normale
-Pengojnė bllokimin e damarėve duke rregulluar strukturėn e tyre dhe njėkohėsisht shpejtėsinė e qarkullimit tė gjakut
-Ulin tensionin dhe reduktojnė rrezikun e ashpėrsimit tė damarėve dhe infarktit nė zemėr
-Ndihmojnė nė pėrmirėsimin e shpejt tė plagėve
-Trupi i njeriut nuk i prodhon kėto vajra dhe ėshtė i detyruar t’i marrė nga jashtė

Bima qė redukton rrezikun e tensionit dhe zemrės

Njerėzit me ērregullim tė metabolizmit dhe alergjikėt gjejnė shėrim tė plotė

Fara e zezė (Nigella Sativa), ėshtė njė bimė qė ka gjetur pėrdorim tė
gjerė nė mjekėsinė popullore. Falė pėrbėrjes qė ajo ka efektet e saj
kuruese pėr sėmundje tė ndryshme janė tė shumta. Ajo pėrmban vaj acidik
tė pangopur, vaj me eter, vitamina dhe njė sėrė substancash tė tjera tė
domosdoshme pėr organizmin. Tashmė ėshtė vėrtetuar se vaji acidik i
pangopur qė pėrmban fara e zezė ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e
trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinė. Fara e zezė pėrmban
pėrafėrsisht 38 pėr qind karbohidrate, 35 pėr qind vajra tė ndryshėm,
21 pėr qind albumin dhe pjesa tjetėr pėrbėhet prej mė shumė se njė qind
substanca tė ndryshme. Pėr t’u pėrmendur janė: vajrat acidike tė
pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter
(nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik,
Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe
aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnė rrugėt
e frymėmarrjes, lehtėsojnė kollitjen, pengojnė qelbėzimin dhe ndalojnė
dhimbjen. Nėse pėrdoren rregullisht ulin sheqerin nė gjak. Vitaminat
B1, B2 dhe B6 luajnė rol nė prodhimin e enzimave dhe forcojnė sistemin
mbrojtės. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sėmundjeve tė
zemrės, gjithashtu ėshtė i nevojshėm nė rinovimin e qelizave.
Antioksidantėt si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnė sistemin
mbrojtės te trupit. Pėrveē efektit qė jep fara e zezė nė sistemin
imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njėkohėsisht ajo
pastron trupin nga substancat e dėmshme tė quajtura toksina (Toxin),
pėrforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon nė funksionin e zorrėve dhe
rrit shkėlqimin e flokėve dhe lėkurės. Fara e zezė ul tensionin dhe
temperaturėn dhe kryen funksionin e antibiotikėve. Ėshtė mjaft efektive
ndaj sėmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Pėr
efektin qė ka nė sistemin imunitar ėshtė i kėshillueshėm pėrdorimi i
saj nė sėmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithė kėto veti tė mira
kuruese qė pėrmban fara e zezė, ėshtė vėshtirė tė qėndrojė jashtė
vėmendjes sė botės pėrėndimore. Vitet e fundit nė Europė dhe SHBA
vėrehet tė ketė kėrkesė pėr kėtė farė. Nė farmacitė gjermane fara e
zezė tashmė ėshtė e pranishme nė formėn e saj origjinale si farė, vaj
ose tabletė.

Fara e zezė

Megjithese kjo bimė e ka marrė emrin habtul bereke (fara e bekuar) pėr
shkak tė vetive tė saja kuruese ajo ėshtė e quajtur me shumė emra si:
fara e zezė, nigella sativa, habbetus-sevda, etj... por megjithatė emri
mė i pėrdorur ėshtė “fara e zezė”.

Megjithėse nė vendet arabe pėrdorimi i saj ėshtė i mirėnjohur, nė
Shqipėri apo nė viset e ndryshme shqiptare kjo bimė gati nuk njihet apo
nuk ėshtė bėrė si ilaē i praktikueshėm nė ambjentet familjare apo edhe
tek ato tė mjekėsisė popullore. Megjithėse ajo pėrmban fuqi kuruese
shumė tė mira ashtu siē po vlerėsohet nga tė gjithė institucionet
perėndimore tė cilat tani kanė filluar ta perdorin kėtė bime pėr tė
kuruar sėmundje tė ndryshme. Pėr kėtė bimė, Pejgamberi, Muhammedi
salallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

“Ka sherim te fara e zezė pėr tė gjitha sėmundjet pėrveē vdekjes”. ēSahih el-Buhari: 5688]

Nigela sativa ose fara e zezė besohet tė jetė indigjene ndaj zonės
mesdhetare por ėshtė e kultivuar nė vende tė tjera tė botes duke
pėrfshirė Arabinė Saudite, vendet afrikano-veriore dhe pjesė tė Azisė.

Farat e zeza janė tė vogla dhe me qime dhe jo mė tepėr sesa 3mm nė
gjatėsi, farat e zeza origjinojnė nga bima euroaziatike (Foeniculum
vulgare) ose (Nigela sativa) nga familja e Ranunculaceae.

Bima i ndan gjethet nė menyrė tė pėrkryer me lulet e bluta, tė bardha
dhe vishnje. Lulet rriten nė deget e saja ndėrsa gjethet rriten pėr
kundėr njėra tjetrės nė ēifte. Gjethet e saja tė poshtme janė tė vogla
ndėrsa gjethet e saja sipėr janė tė gjata (6-10 cm). Kėrcelli i saj
rritet deri ne 34 -39 cm ndėrsa frutet e saja, farat e zeza, piqen.

Nigela sativa riprodhohet me veten e saj dhe formon njė frut nė formė
kapsule e cila pėrmban shumė fara trigonale tė bardha. Kur frutet e
kapsulės piqen, ajo hapet dhe farat qė ajo permban i ekspozohen ajrit,
duke u bėrė tė zeza nė ngjyrė (farat e zeza).

Historia e farės sė zezė

Fara e zezė (nigela sativa) ėshtė zbuluar nė varrin e mumjes
Tutankhamon duke lėnė pėr tė kuptuar qė ajo ka luajtur njė rol tė
rėndėsishėm nė praktikat e lashta tė Egjyptit. Megjithėse roli i saj
unik nė kulturėn egjyptiane ėshtė i panjohur.

Diocoredes, njė doktor i lashtė grek i shekullit tė parė e ka
regjistruar farėn e zezė si njė shėruese e dhimbjeve tė kokes,
dhimbjeve tė dhėmbėve, rrjedhjeve tė gjakut nga hundėt dhe krimbat e
zorrėve. Grekėt e lashtė gjithashtu e kanė pėrdorur si njė diuretik pėr
tė ndihmuar nė kohėn e menstruacioneve si dhe pėr tė shtuar prodhimin e
qumėshtit.

el-Biruni (973-1048), i cili kompozoi njė ilaē mbi origjinat e ilaēeve
indiane dhe kineze, pėrmend qė fara e zezė ėshtė njė lloj fare e
quajtur el-Uanak nė dialektin Sigzi.

Ibėn Sina (980-1037), nė mė tė famshmit nga volumet e tij, i quajtur
“Kanuni i mjekėsisė” i shikuar nga tė tjerėt si libri mė i famshėm nė
tėrė historinė e mjekėsisė, i referohet fares sė zezė se “...stimulon
energjinė e trupit dhe ndihmon nė ripėrtėritjen nga lodhja..”.

Fara e zezė ėshtė gjithashtu e pėrmendur nė listen e ilaēeve natyrale
nė librin el-Tib el-Nebevi nga Ibėn Kajjim el-Xheuzijje (Mjekėsia e
Pejgamberit) dhe sipas traditės profetike: ”pėrdoreni farėn e zezė
sepse nė te ka shėrim pėr ēdo sėmundje pėrveē vdekjes”. Kjo referencė
profetike nė pershkrimin e farės sė zeze si “ka nje sherim per ēdo
semundje” shihet nga kėrkimet e tanishme qė kanė provuar fakte tė
mjaftueshme qė tregojnė se fara e zezė permban njė aftėsi tė madhe pėr
tė ngritur sistemin mbrojtės- nėse pėrdoret vazhdimisht. Fraza
profetike ”pėrdoreni faren e zezė” gjithashtu thekson pėrdorimin e
vazhdueshėm tė farės sė zezė.

Pėrbėrja primare e farės sė zezė

Ashtu si fakti i prezantuar nė ketė seksion qė do tė tregojė, ėshtė
shumė e mundsme qė ashtu siē shkenca e mjekėsisė mėson vazhdimisht
rreth farės sė zezė, njė ose mė tepėr pėrbėrės aktiv mund tė kombinohen
nė njė recete farmaceutike pėr kushte tė veēanta. Nėse kjo ndodh, ėshtė
gjithashtu e mundshme qė fara e zezė mund tė pėrzihet me kimikate dhe
kėshtu tė bėhet njė ilaē shumė mė i fuqishėm.

Ndėrsa ėshtė e disktueshme qė pėrzierja me kemikate mund ta shtojė
efektivitetin e farės sė zezė nė trajtimin e disa kushteve specifike,
principet shėruese tė farės sė zezė nė formėn e saj tė pastėrt, nė
formėn e saj natyrale duhet tė mirren si tė sakta.

Fara e zezė nė formėn e saj tė kompletuar, formėn natyrale vepron nė
mbėshtetje tė procesit shėrues tė vetė trupit nė tejkaliminm e
sėmundjes ose pėrmbajtjen e shėndetit. Vepron mbi pjesė ose sistemin e
trupit pa e shqetėsuar nė vende tė tjera.

Efekti ushqyes i kombinimit tė farės sė zezė dhe vlerės mjeksore jo
vetėm qė e ndihmon atė tė ēlirohet nga kushtet e tashme por gjithashtu
e ndihmon ndėrtimin mė tej tė rezistencės kundėr sėmundjeve tė
ardhshme.

Ndėrsa faktet historike sugjerojnė qė pėrdorimi i farės sė zezė ėshtė
pėr njė numėr tė gjėrė sėmundjesh, kėtu pėrmendėm vetėm disa prej
kėrkimeve mė tė fundit mbi farėn e zezė.

Veēanėrisht ata qė merren me tregi duhet tė sjellin ne vendet tona nga
kjo bimė. Kjo bime po ashtu shitet nė produkte tė shumta si vaj, erėza
ēaji, sapunė pėr fytyrė. Ka plotė rrjete nė internet qė e shesin kėtė
bimė nė kėto produkte tė cilat janė shumė tė mira pėr shėndetin

Ja dhe farat e zeza te Nigella Satives,per te cilen folem me lart...
.


Edituar pėr herė tė fundit nga bigbeng nė Sat Nov 14, 2009 3:40 pm, edituar 2 herė gjithsej

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Male
Ditelindja Ditelindja: 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve: 4842
Vendndodhja Vendndodhja: verdalle me sherbime
Hobi Hobi: E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor: 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet: 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bimet,pararendeset per kurimin e shume semundjeve.

Mesazh nga Morena prej Sat Nov 14, 2009 2:16 pm

Bigbeng te pergezoj ,shume te vleshme keto qe ke shkruajtur !

_____________________
Shume njerez kalojne ne jeten tone,por vetem ata me te rendesishmit arrijne te lene gjurme tek ne !!!

Miresjellja s'i ben keq askujte!

Mund te mi vjedhin te gjitha por jo endrrat, ato nuk mund te mi vjedhe askush.

Morena
WebMaster
WebMaster

I am: Hapyy
Gjinia Gjinia: Female
Ditelindja Ditelindja: 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve: 30594
Vendndodhja Vendndodhja: Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi: Muzike,letersi.
Humor Humor: Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet: 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi