Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

Mesazh nga Barbi prej Wed Dec 02, 2009 9:38 pm

Argjentinasi fiton "Topin e Artė" 2009. I dyti Kristiano Ronaldo, i treti Ksavi

Lionel Mesi ka fituar "Topin e Artė" 2009. Lajmi ėshtė bėrė i ditur gjatė natės nga "France Football", e cila ka krijuar ēmimin nė 1956. Talenti argjentinas ka bėrė dje tė vetin zyrtarisht trofeun, i cili vlerėson lojtarin mė tė mirė nė aktivitet nė Europė, duke fituar 473 pikė nga 480 tė mundshmet. Me kėtė kuotė pikėsh, Mesi ka lėnė shumė prapa nė vendin e dytė portugezin Kristiano Ronaldo (Real Madrid), fituesin 2008, i cili ka grumbulluar vetėm 233 pikė nga juria e "France Football". Pas Mesit dhe Ronaldo janė votuar Ksavi (170) e Iniesta (149 pikė). Nė klasifikimin e 30 kandidatėve (vetėm Benzema nuk ka marrė asnjė votė), nuk ka futbollistė italianė. Spanja bėhet padrone e ēmimit me 6 lojtarė (me shtetėsi spanjolle ose militues nė La Liga) nė 10 tė parėt dhe 13 nė total. Mirė edhe Anglia. Mes klubeve dominon Barcelona (me 6 prezenca). Real Madridi ka katėr, Interi, Manēester Junajtid e Ēelsi nga tre. "Ėshtė njė nder i madh pėr mua tė marr kėtė ēmim. Emocionet janė tė shumta dhe shumė tė bukura". Kėto kanė qenė fjalėt e Lionel Mesit nė "France Football". Dhe tė mendosh se thoshin qė ishte shumė i shkurtėr pėr tė luajtur futboll. Shumė i dobėt pėr t‘u pėrballur me kundėrshtarėt nė njė futboll gjithnjė edhe mė muskuloz. Karriera e Mesit ka ecur gjithnjė nė ngjitje, por ajo mund tė kishte pėrfunduar nė moshėn 11-vjeēare, kur diagnostikohet me njė deficit tė hormoneve tė rritjes, qė mund tė komprometonte zhvillimin fizik. I lindur nė Rosario, nė Argjentinė mė 24 qershor 1987, ra nė sy qė i vogėl. Kampioni i Barcelonės, i cili do tė marrė ēmimin mė 6 dhjetor nė Paris, ėshtė argjentinasi i parė qė merr kėtė trofe qė nga 1995-a, vit nė tė cilin u bė e mundur zgjedhja e lojtarėve jo europianė, por qė militojnė nė klubet e kontinentit tė vjetėr. Mesi ishte favoriti i madh pėr kėtė edicion tė ēmimit pas njė viti tė mrekullueshėm me Barcelonėn e tij. Argjentinasi shėnoi 9 gola nė 12 ndeshje tė Champions, duke realizuar golin deciziv tė fitores 2-0 nė finalen ndaj Manēester Junajtid. Nė La Liga 23 gola, ndėrsa nė total nė tė gjitha kompeticionet plot 38. "Pulce" (Pleshti), edhe pse ishte mes favoritėve, ka mbetur i befasuar qė ka fituar. "Ndershmėrisht e dija qė isha mes favoritėve, sepse Barcelona ka pasur suksese tė shumta, por nuk mendoja se do tė fitoja, mbi tė gjitha me njė avantazh kaq tė madh (240 pikė nga Kristiano Ronaldo) i dyti nė klasifikim. ‘Topi i Artė‘ ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua. Tė gjithė ata qė e kanė fituar, kanė qenė lojtarė tė mėdhenj. Dhe disa prej tė mėdhenjve nuk e kanė fituar kurrė". Numri 10 i Barcelonės ia dedikon trofeun "familjes sime. Janė ata qė mė janė gjendur gjithmonė kur kam pasur nevojė. Ishin pranė meje dhe ndieja emocione ndonjėherė edhe mė tė forta se tė miat". "Frika, qė Argjentina nuk do tė kualifikohej? Jo, jo tamam. Kisha mjaft besim, edhe pas vėshtirėsive qė na u desh tė pėrballojmė". Pjesa e vėshtirė fillon tani pėr Mesin. "Sigurisht. Nuk do tė jetė e lehtė tė rikonfirmoj gjėrat e mira tė jetuara kėtė vit. Shpresoj qė edhe viti tjetėr tė jetė si ky. Por fitorja e ‘Topit tė Artė‘ dy vite radhazi, nuk ėshtė e lehtė...".

p.s. Per ata qe nuk e dijne, Messi nuk fitoi vetem Topin e Arte por edhe titullin si me i miri i historise se france footboll sepse deri me sot askush nuk ka len konkurentet prapa me plot 240 pike (fiks gjysma e pikeve te plota)


_____________________
"Ti i ke te gjitha, ke mundesi te zgjedhesh dhe jo te te zgjedhin,
keshtuqe zgjidhe ti ate ku te jete me i miri, jo ai ty"

Barbi
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Shteti Shteti: shqiperia
Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 11970
Vendollja Vendollja: Ne ferr
Hobi Hobi: Librat kohet e fundit
Humor Humor: o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 03/07/2009
PIKE PIKE: 13411
Vote Vote: 121
Statusi Statusi: i Dashuruar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

Mesazh nga Maks prej Wed Dec 02, 2009 9:49 pm

MAGJIA E FUTBOLLIT BASHKEKOHOR

_____________________
Nuk e dija qe ne jeten time te ndodhnin keto ndryshime.Te doja jeten tende me shum se jeten time

http://www.youtube.com/watch?v=pON121dIG7A&feature=related

Maks
Administrator
Administrator

Shteti Shteti: Grecce
Gjinia Gjinia: Male
Ditelindja Ditelindja: 21/09/1910
Mosha Mosha: 99
Numri i postimeve Numri i postimeve: 11519
Vendollja Vendollja: NE ZEMREN E HERES
Hobi Hobi: SPORTET
Humor Humor: SAPER VETE
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 23/03/2009
PIKE PIKE: 12134
Vote Vote: 122
Statusi Statusi: i Dashuruar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi