Operacioni plastik i hundės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Operacioni plastik i hundės

Mesazh nga capkenja prej Thu Mar 11, 2010 11:48 pm

Operacioni plastik i hundės

Deformimet hundės mė sė shpeshti ndodhin si pasojė e lėndimeve, por mund tė jenė edhe kongjenitale (tė lindura).
Operacioni i deformimeve tė hundės mund tė ketė pėr qėllim: korrektimin e pamjes sė jashtme tė hundės dhe korrektimin e mureve tė brendshme tė hundės. Tė gjitha deformimet e lindura tė hundės mund tė ndahen nė:
- Ērregullimet nė madhėsinė e piramidės sė hundės (hundė shumė e madhe ose hundė e vogėl)
- Ērregullimet e boshtit tė hundės (septumi i cili anon nga njėra anė)
- Ērregullimet e eshtrave dhe kėrceve tė hundės (ekzistimi i cisteve eshtėrore tė lindura)

Deformimet e krijuara tė hundės vijnė si pasojė e lėndimeve, dhe mė sė shpeshti ndodhin thyerje tė kockave tė hundės ose thyerje tė kėrcit. Hunda e thyer duhet tė trajtohet nga specialistėt e ORL-sė, me qėllim qė tė shmanget paraqitja e deformimeve postraumatike.

Kur bėhet intervenimi kirurgjik
Operimi i hundės bėhet vetėm pasi tė ketė pėrfunduar rritja e skeletit tė hundės, dhe kjo do tė thotė se, ndėrhyrja kirurgjike mund tė realizohet vetėm pas moshė 18-vjeēare.
Pėrgatitja para-operuese pėrfshin fotografimin e eshtrave tė hundės dhe murit ndarės, si edhe analizohet sekreti i hundės dhe i fytit. Kuptohet, duhen bėrė edhe analiza pėr kontrollimin gjendjes sė pėrgjithshme, si dhe pėrgatitja rutine anesteziologjike.
Operacioni i hundės mė sė shpeshti bėhet nė anestezion tė pėrgjithshėm. Operacioni me anestezion lokal ėshtė i mundur vetėm kur intervenohet nė kėrcet e hundės.
Pas operacionit shfrytėzohet tamponada pėr njė periudhė 5-7 ditėshe, ndėrsa nėse intervenimi ėshtė bėrė nė eshtrat e hundės, atėherė mbahet edhe imobilizim i jashtėm (gips ose pllakė metalike) pėr dhjetė ditė.
Kur ndėrhyrja kirurgjike bėhet nė septumin (murin ndarės) tė hundės, ndonjėherė ėshtė e nevojshme qė imobilizimi i septumit tė hundės tė bėhet me pllaka plastike tė cilėt mbahen po ashtu dhjetė ditė. Largimi i mjeteve imobilizuese nuk ėshtė i dhimbshėm.
Prej komplikimeve post-operative pėrmenden gjakderdhjet, gjakderdhjet e dobėta rreth syve, ėnjtja e fytyrės, paraqitja e pikave tė gjakut nė septumin e hundės dhe paraqitja e inflamacionit tė sinuseve maksillarė. Pėr trajtimin e shumicės sė kėtyre komplikimeve, duhet qė mė vonė, tė bėhet edhe njė ndėrhyrje kirurgjike. /Telegrafi/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi