45 receta pėr tė kuruar sėmundjet e zemrės, tė gjakut, tė veshkave, tė stomakut

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

45 receta pėr tė kuruar sėmundjet e zemrės, tė gjakut, tė veshkave, tė stomakut

Mesazh nga capkenja prej Wed Feb 24, 2010 7:19 pm

Kėshillat e fundit tė mjekėsisė moderne pėr shėndetin

Mjekėsia gjithmonė bazohet nė pėrvojėn njerėzore, madje ėshtė shkenca nė tė cilėn pėrvoja vlen shumė. Prandaj nė jo pak raste shkenca mjekėsore i ėshtė referuar pėrvojės nga disa mijėra vjet mė parė e mė pas me realizimin e ilaēeve. Po ēfarė thotė mjekėsia moderne, cilat janė kėrkimet mė tė fundit shkencore? “Tirana Observer” sot publikon kėshillat mė tė fundit nga shkenca mjekėsore pėr sėmundjet qė rrezikojnė organizmin dhe mirėqenien e njeriut. Nė kėtė suplement janė pėrmbledhur plot 45 tė reja nga studimet shkencore pėr sėmundjet mė tė shpeshta nė trupin e njeriut dhe kėshillat pėr t’i njohur dhe shmangur ato. Duke filluar qė nga kėshillat pėr kancerin, sėmundjen e veshkave, diabetin, trombozėn e shumė tė tjera si kėto. Shega ndihmon zemrėn, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetėn dhe kuron sėmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon pėrhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinė cerebrale. Nė njė speciale prej 5-faqesh ju do keni mundėsi tė mėsoni tė rejat nga mjekėsia qė nga mėnyra e duhur pėr t’u ngritur nga shtrati, qė nga aroma e trėndafilave qė forcon kujtesėn, qė nga muzika e cila lehtėson frymėmarrjen, pėr kolesterolin i cili ndryshon sipas stinėve, qė nga papjelloria te meshkujt e cila shkaktohet nga banjat me ujė tė nxehtė e deri te punėtorėt e zyrave tė cilėt rrezikohen tė preken nga tromboza. Kėshilla pėr tė shmangur depresion, infeksionet, sterilitetin. Sėmundjet gjenetike nė organizmin e njeriut. Tė gjitha kėto studime e zbulime mjekėsore nė suplementin e sotėm tregojnė se njeriu rrezikohet nga jo pak po rreth 6 000 sėmundje gjenetike.
Kėshilla pėr tė shmangur depresion, infeksionet, sterilitetin. Sėmundjet gjenetike nė organizmin e njeriut. Fėmijėt “pleq”, obeziteti, diabeti, kanceri, tromboza dhe sėmundjet e veshkave.
Cila ėshtė mėnyra e duhur pėr t’u ngritur nga shtrati. Aroma e trėndafilave forcon kujtesėn. Muzika lehtėson frymėmarrjen. Kolesteroli ndryshon sipas stinėve. Uji i nxehtė shkakton papjellori.
Shega ndihmon zemrėn, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetėn dhe kuron sėmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon pėrhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinė cerebrale.
Nė suplementin e sotėm do tė lexoni plot 45 tė reja nga shkenca e mjekėsisė pėr sėmundje tė ndryshme qė prekin organizmin e njeriut. Kėshillat si tė sillemi dobishėm pėr trupin dhe shėndetin tonė.

1-Aroma e trėndafilave forcon kujtesėn
Aroma e trėndafilave forcon kujtesėn dhe duket tė jetė njė aleat i mirė kundėr sklerozės. Shkencėtarėt gjermanė, pas njė eksperimenti konkret, kanė arritur nė pėrfundimin se aroma e trėndafilave nė kohėn e gjumit gjallėron dhe forcon kujtesėn e njerėzve. Nė kėtė eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarė, tė cilėt duhej tė mbanin mend dy objekte ose letra, duke pėrmbysur letrat njėrėn pas tjetrės. Ndėrkaq, disa nga “vullnetarėt” thithnin aromė trėndafilash. Pastaj, shkencėtarėt vrojtuan veprimtarinė e trurit tė tyre nė kohėn e gjumit.

2-Cila ėshtė ana e duhur pėr t’u ngritur nga shtrati
Ngritja nga ana e majtė nė shtrat ėshtė ana e duhur pėr tė kaluar njė ditė tė mirė. Shkencėtarėt e gjumit dhe psikologėt kanė mbledhur kokat sė bashku pėr tė analizuar mėnyrėn mė tė mirė pėr t’u ngritur nė mėngjes. Krahu i majtė ėshtė mė i miri, diskutojnė ata nė studimin e marrė pėrsipėr nga zinxhiri hotelier “Premier Inn”. Eksperti Jan Cisek thotė se ana e majtė ėshtė e lidhur me gjithēka qė ėshtė e shtrenjtė pėr njerėzit, familja, shėndeti, paratė dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotė se kur flenė nė anėn e majtė njerėzit mendojnė nė mėnyrė tė arsyeshme nė ditėn pėrpara.

3-Muzika lehtėson frymėmarrjen
Disa kėngė tė bukura tė lėnė pa frymė, por tė gjitha sė bashku e pėrmirėsojnė frymėmarrjen. Nga disa studime tė njė grup kėrkuesish gjermanė, ėshtė vėnė re se personat tė cilėt vuajnė nga bronkepneumonia kronike kanė pasur lehtėsime nė frymėmarrje gjatė dėgjimit tė muzikės. Gjatė kėtyre studimeve ėshtė vėnė re se pacientėt tė cilėt dėgjonin muzikė me kufje dhe duke e shoqėruar me pak aktivitet fizik (ecje tė lehtė), ndikonte nė zvogėlimin e ndjenjės sė bllokimit tė frymėmarrjes. Edhe mė pėrpara ishte vėnė re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek kėta paciente por nuk arrihej tė kuptohej se cilat ishin ato.

4-Edhe muskujt “zemėrohen”
Studimet e bėra nga Johns Hopkins nė vitin 2002, treguan se meshkujt tė cilėt zemėrohen shpejt apo shfaqin shenja tė dukshme mėrzie si kundėrpėrgjigje ndaj stresit janė rreth tre herė mė tepėr mė tė prekur nga rreziku i zhvillimit tė sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės, nė krahasim me meshkujt tė cilėt paraqesin pėrgjigje me zemėrim mė tė ulėt ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herė pėr tė pėsuar atak pas moshės 55-vjeēare. Njė shpjegim i mundshėm ka tė bėjė me lidhjen mes zemėrimit dhe presionit tė lartė tė gjakut, tė cilėt sė bashku shtojnė nivelin e stresit te njė individ.

5-Arsyet pse duhet te qeshim
E qeshura ėshtė ngjitėse. Kur dikush qesh ndryshon humorin e tė tjerėve dhe i bėn gjėrat mė tė bukura. Njė njeri i qeshur mbart gėzim mbi vete. E qeshura na bėn tė dukemi tėrheqės. Na ndryshon humorin tonė. Kur tė jeni tė mėrzitur provoni tė qeshni. Ka shumė mundėsi qė humori juaj do tė ndryshojė pėr mė mirė. E qeshura tėrheq lėkurėn e fytyrės dhe na bėn tė dukemi mė tė rinj. Muskujt qė pėrdorim pėr tė qeshur ngrenė lėkurėn e fytyrės duke na bėrė tė dukemi mė tė rinj. Njerėzit qė janė tė mėrzitur pėr njė kohė tė gjatė rrudhen mė shpejt nė fytyrė. Provoni tė qeshni dhe rrudhat do tė jenė shumė larg jush. Eliminon stresin dhe forcon sistemin imunitar. Ul tensionin e gjakut dhe na bėn tė ndihemi pozitive.

6-Cannabis sė shpejti ilaē
Studiuesit e Universitetit Heidelberg ne Gjermani kanė nxjerrė nė pah pak kohė me parė qė Cannabis, bima e ndaluar, vepron edhe si lėndė kuruese. Cannabinoidet janė substanca qė ndodhen nė kėtė bimė, e prej tyre mund tė prodhohen Cannabinoid-Medikamente.

7-Ēamēakėzėt, armiqtė e dhėmbėve
Reklamat e ēamēakėzėve, qė shohim pėrditė nė televizion, duket se na e kanė mbushur mendjen se ata mbrojnė dhėmbėt nga kavitetet. Por mesazhin e kėtyre reklamave e kundėrshtojnė ashpėr stomatologėt, tė cilėt mendojnė se ēamēakėzi ėshtė armiku numėr njė kundėr i dhėmbėve. Ēamēakėzi rrėzon mbushjet e dhėmballėve dhe nuk ėshtė i kėshillueshėm. Sipas tyre, ēamēakėzi dėmton edhe smaltin, qė, siē dihet, ėshtė shtresa mbrojtėse e dhėmbėve.

8-Aspirina e rrezikshme pėr fėmijėt
Fėmijėt me moshė nėn 16 vjeē duhet t’i largohen pėrdorimit tė aspirinės, pėr shkak tė rrezikut dhe ērregullimeve qė mund tė shfaqen nė punėn e trurit dhe mėlēisė. Prej vitit 1986 deri sot, 18 fėmijė nė Angli janė sėmurur prej sindromės Rey, pas pėrdorimit tė Aspirinės. "Shkaqet e sindromės Rey ende nuk janė shpjeguar plotėsisht, por kėta fėmijė kishin marrė Aspirinė pėr shėrimin e gripit", thuhet nė agjencinė e kontrollit tė barnave, e cila nga prodhuesit kėrkon ta shėnojnė nė kutinė e ambalazhit kėtė paralajmėrim.

9-Studimi, njė vezė ēdo mėngjes ēon nė vdekjen e hershme
Konsumimi i pėrditshėm i vezėve e rrit rrezikun nga vdekja e hershme tek meshkujt e moshės mesatare. Ky ėshtė pėrfundimi i shkencėtarėve tė cilėt kanė arritur nė pėrfundimin se konsumimi i shtatė apo mė shumė vezėve nė javė rrit rrezikun nga vdekja pėr 23 pėr qind. Ky hulumtim mė i ri ka hapur sėrish debatin pėr atė se sa vezė nė fakt guxojmė tė hamė. Dhjetė vitet e fundit shumica e ekspertėve tė ushqimit vazhdimisht e evitojnė kėtė ēėshtje, pasi qė rezultatet e shumė hulumtimeve janė kundėrthėnėse. Pėr vezėt mė sė shpeshti flitet se janė pėrplot kolesterol, ndėrsa shumė ekspertė vlerėsojnė se shumicės sė njerėzve tė shėndetshėm kjo masė e kolesterolit nuk mund t’i bėj dėm.

10-Njeriu rrezikohet nga 6000 sėmundje gjenetike
Nė ditėt e sotme nė botė ekzistojnė rreth 6000 sėmundje gjenetike e ngjitėse dhe nga kėto vetėm pėr njė pjesė shumė tė vogėl shkencėtarėt arrijnė t’i kurojnė. Shpresohet qė me deshifrimin e materialit gjenetik tė arrihet tė kuptohen mė mirė sėmundjet, sidomos ato gjenetike, mekanizmat e tyre dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja tė gjenden mėnyrat e kurimit.

11-Njohuri mbi Tetanozi
Tetanozi ėshtė njė infeksion toksik i ardhur nga njė bakteri qė ėshtė nė gjendje tė jetojė edhe nė mungesė tė oksigjenit. Ky bakter quhet nė latinisht CLOSTRIDIUM TETANI. Bakteri i tetanozit mund tė jetojė nė tokė shumė gjatė, me dhjetėra e qindra vite, duke mos infektuar asnjė njeri, sapo ky bakter ka kontakt me plagėn e njė njeriu qoftė kjo plagė edhe minimale, shndėrrohet nė bakter infektues e lėshon njė lėndė toksike qė pushton me tepėr nervat. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri nė 21 ditė infektimi. Fillon njė lėvizje e nervave nė pjesėn e nofullės, e pacienti nuk mund ta kontrollojė kėtė kontraktim.

12-Deodorandėt favorizojnė kancerin e gjirit tek femrat
Disa kėrkues biologjistė molekularė britanikė kanė zbuluar nė disa mostra tė tumorit tė gjorit njė numėr tė lartė tė molekulave kancerogjen, qė mendohet se vjen nga pėrdorimi i disa lloj deodoranteve. Kėto molekula (parahydroxybenzoate) tė quajtura gjithashtu parabene, pėrdoren si konservator nė njė numėr tė madh produktesh kozmetike, gjithashtu nė disa prodhime ushqimore pėr t’i zgjatur atyre konservimin. Kėto molekula imitojnė nė trupin e femrės rolin e estrogjeneve (hormone qė rregullojnė ciklin e femrės) dhe kėshtu favorizojnė kancerin e gjoksit.

13-Kolesteroli ndryshon me stinėt
Nivelet e kolesterolit ndryshojnė me stinėt. Ėshtė ky rezultati i arritur nga njė kėrkim i kryer nga universiteti amerikan mbi 517 persona tė shėndetshėm. Doli si pėrfundim se nivelet e kolesterolit ishin mė tė mėdha nė vjeshtė dhe nė dimėr dhe mė tė ulėta nė pranverė dhe verė. Nuk dihet mirė se cilėt janė mekanizmat qė ēojnė nė kėtė rezultat. Matjet tregonin qė vlerat mė tė mėdha pėr meshkujt janė nė dhjetor, kurse pėr femrat nė janar. Disa nga kėto ndryshime mund tė pėrshkruheshin me variacionet qė pėson plazma nė stinėt e ndryshme. U zbulua edhe se nuk kishte lidhje me dietėn qė pėrdoret nė stinėt e ndryshme.

14-Fėmijėt “pleq”
Shkencėtarėt e quajnė njė zbulim "me shumė fat". Njė grup ilaēesh, "farnesyltranferase inhibitors" (FTIS), tė testuara pėr sigurinė ndaj pacientėve me kancer mund tė luftojė nė tė njėjtėn kohė njė sėmundje tė rrallė dhe tė tmerrshme: Ērregullimet nė organizmin e fėmijėve dhe atė qė quhet njė plakje e shpejtė. Nė sėmundjen progeria, e cila prek njė nė katėr milionė fėmijė, pasojat vijnė nga njė mutacion i vetėm gjenetik. Fėmijėve fillon t'iu zhvillohen problemet e lėkurės dhe tė nofullave, si dhe sėmundjet kardiovaskulare. Ilaēi FTIS mė nė fund u jep kėtyre fėmijėve njė fije shpesė.

15-Dhėmballėt e pjekurisė, rrezik pėr shtatzėninė
Sėmundja peridontale, e cila gjatė shtatzėnisė rrit rrezikun e njė rezultati jo tė favorshėm qė pėrfshin lindjet e parakohshme dhe peshėn e vogėl tė lindjes, mund tė fillojė mė herėt nga ē'mund tė mendohej. Sipas llogaritjeve tė fundit tė shkencėtarėve ajo nis qė kur pacientėt arrijnė moshėn 20-vjeēare, kohė qė pėrkon me daljen e dhėmbėve tė pjekurisė. Pėrfundimi doli i njėjtė nė sy studime tė ndryshme. Dhėmbėt e pjekurisė apo dhėmballėt e treta janė njė vend i pėrshtatshėm mbarėshtimi pėr bakterin "gram-negative" qė shkakton sėmundjen peridontale.

16-HIV/AIDS dhe portokalli

Njė kompani farmaceutike australiane tha kėtė javė se elementet natyrore tė nxjerra nga portokalli mund tė pėrdoren pėr tė trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe tė ftohurėn e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi "Citrofresh bioflavanoid" ėshtė efektiv kundėr virusit HIV-1, virusit human tė gripit A etj. Kompania "GlaxoSmithKline Plc" ka ndaluar pėrpjekjet pėr tė prodhuar njė ilaē kundėr AIDS, si pasojė e dy rasteve tė rėnda tė problemeve me mėlēinė te pacientėt qė kishin pranuar tė eksperimentonin ilaēin e tyre tė ri.

17-Temperatura "pa shkak", sinjal tumori
Temperaturė me origjinė tė panjohur? Mund tė pėrfaqėsojė njė kambanė alarmi pėr zhvillimin e njė tumori. Tė paktėn kėshtu thuhet nė revistėn "Lancet". Kjo tip temperature zakonisht ėshtė mė e lartė se 38 gradė, zgjat rreth 3 javė dhe ėshtė e vėshtirė tė individualizohen shkaqet e shfaqjes sė saj. Rreziku ka qenė mė i lartė pėr tumoret hematologjike, por dhe pėr tumoret nė mėlēi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithėse i ulėt, rreziku ka qenė prezent deri njė vit pas shtrimit nė spital. Madje dhe nivelet e vdekshmėrisė kanė qenė mė tė larta te pacientėt qė kanė patur njė histori temperature me origjinė tė panjohur.

18-Diabetikėt, tė rrezikuar edhe nga sėmundja e veshkave

Problemi mė i shpeshtė tek personat qė vuajnė nga diabeti ėshtė ajo qė quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike ėshtė njė ndėrlikim tepėr serioz i diabetit tė sheqerit, qė ka nė bazė tė tij dėmtimet specifike tė arterieve tė vogla tė lėmshit klomerular tė neuroneve, tė cilat janė njėsia bazė strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sėmuren si diabetikėt me diabet tip njė dhe ata me diabet tė tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikėt me tip njė shfaqet tė paktėn 5 ose mė shumė vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit tė diabetit tė sheqerit.

19-Vera e kuqe, aleate kundėr helmimeve ushqimore
Vera e kuqe ėshtė aleate kundėr helmimeve, qė shkaktohen si nga bimėt ashtu dhe nga mishrat. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer pranė universitetit tė “Missouri-Columbia”. Sipas shkencėtarėve, pėrdorimi i verės ul pH gastrik dhe liron, pas procesit tė metabolizmit, njė polifenol qė ndodhet te rrushi, qė ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i kėtyre dy elementėve do ta bėnte mė tė vėshtirė mbijetesėn e baktereve nė traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtėse mbi organizmin.

20-Banja me ujė tė nxehtė shkakton papjellori te meshkujt
Duket e ēuditshme, por ėshtė e vėrtetė. Sipas specialistėve nga Universiteti i Kalifornisė, ku shkencėtarėt, tė tėrhequr nga njė thėnie qė sugjeronte se dushi apo banja me ujė tė nxehtė e bėn njė mashkull jopjellor, kishin vendosur tė gėrmonin mbi tė dhėna shkencore, tė cilat mund tė pohonin apo mohonin kėtė mundėsi. Edhe pse thėnia e lashtė u vėrtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanė akoma mundėsi rikuperimi. Nėse qėndrojnė larg nga uji i nxehtė, atėherė organizimi i tyre rikthehet pėrsėri nė pjellor.

21-Punėtorėt e zyrave, nė rrezik tė madh tė preken nga tromboza
Punėtorėt e zyrave qė qėndrojnė gjatė tė gjithė ditės tė ulur, janė mė tė rrezikuar nga tromboza se tė tjerėt qė janė nė lėvizje, madje ata janė mė tė rrezikuar edhe se viktimat klasike tė trombozės, pasagjerėt e fluturimeve tė gjata. Punėtorėt e zyrave tė cilėt ngjiten pas ekraneve tė kompjuterėve janė mė shumė tė rrezikuar nga mpiksjet e gjakut qė formohen nė kėmbėt e tyre. Studimi mbi trombozėn ka zbuluar se 34 pėr qind e pacientėve qė shtrohen nėpėr spitale me mpiksjet e gjakut kanė qenė pėr njė periudhė tė gjatė nė punė, qė i impononte atyre qėndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrės mjekėsore tė Zelandės sė Re.

22-Stop rinitit alergjik me “super vitaminėn C”
Nė stinėn e verės, konjuktivitetet, bllokimi i hundėve, dhimbja e kokės, kolla gjatė natės, janė shqetėsimet kryesore te personat e predispozuar pėr tė pasur probleme me alergjitė. Nė stinėn e nxehtė kjo patologji prek gati 15% deri 20% tė popullsisė. Bėhet fjalė pėr njė sėmundjeje inflamatore kronike e mukozės sė hundės, qė nė fazėn akute mund tė kurohet fare mirė me medikamente antihistaminike. Por jo tė gjithė dinė se pėr tė qetėsuar simptomat mund tė pėrdoret njė substancė antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Nė fakt, kjo substancė ka veti natyrale antihistaminike, tė cilat janė evidentuar dhe mė parė nga njė sėrė studimesh tė ndryshme.

23-Arrat dhe bajamet pakėsojnė rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund tė bėhet shkak pėr sėmundjet tė veshkave, zemrės dhe verbim. Por nė njė studim tė kohėve tė fundit thuhet se gratė qė hanė ēdo ditė 30 gramė arra kanė 30 pėr qind mė pak gjasa pėr tu prek nga diabeti. Ndėrsa tek gratė qė konsumojnė ēdo ditė njė lugė vaj kikiriku rreziku ulet me 20 pėr qind. Pėrveē yndyrės sė mirė, arrat pėrmbajnė edhe vitamina tė shumta, minerale dhe fibra. Shkencėtarėt ranė universitetit tė Harvard nė Boston pėrfshinė nė studim rreth 83 mijė gra tė moshave nga 34 deri nė 59 vjeē. Pasi kanė analizuar tė gjitha tė dhėnat, ata vunė re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i trupit 2.

24-Peshku parandalon hemorragjinė cerebrale
Nė njė studim tė botuar nė njė revistė tė shoqatės amerikane pėr shėndetėsinė thuhet se ngrėnia e peshkut tė paktėn 2 herė nė javė ul riskun nga prekja e hemorragjisė cerebrale nė tru. Studimi tė cilit iu nėnshtruan 99 meshkuj tė cilėt mė parė konsumonin vetėm mish nė dietėn e tyre dhe qė ishin shtruar nė spital si pasojė e shfaqjeve tė simptomave qė ēojnė nė kėtė sėmundje, arriti nė pėrfundimin se mishi i peshkut ndihmon nė parandalimin e sėmundjeve tė hemorragjisė cerebrale falė acidit yndyror qė ai pėrmban dhe qė ndihmon nė qarkullimin e gjakut. Gjatė kėtij studimi shkencėtarėt nuk u bazuan nė ndonjė lloj tė veēantė peshku.

25-Kremi i tepėrt shkakton infeksion
Shpesh gjatė periudhės sė dimrit njerėzit pėrdorin krem pėr zbutjen e buzėve sa herė qė lėkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencėtarėt pranė universitetit tė Alabamės paralajmėrojnė se lyerja e tepruar e buzėve me krem mund tė bėhet shkak pėr infeksione. Ata tregojnė se kremi zbut lėkurėn dhe e bėn atė tė pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikėrisht pėr kėtė arsye ata kėshillojnė qė sasia e kremit ose pomadės kundėr plasaritjeve tė buzėve duhet tė kufizohet nė maksimum dhe mundėsisht ky produkt tė pėrdoret vetėm gjatė njė moti tepėr tė ftohėt. Madje po tė njėjtėn specialistėt mendojnė se edhe gjatė stinės sė verės, ku pluhurat janė me dendėsi mė tė madhe.

26-Depresioni “zhvillon” sėmundjet e kockave
Sėmundjet mendore ndikojnė rrezikshėm nė ndikimin e sėmundjeve fizike. Sipas specialistėve, dobėsimi i kockave ėshtė pasojė e depresionit, veēanėrisht kur personi qė vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar ėshtė nėn 40 vjeē. Njė tjetėr e veēantė e studimit rreth sėmundjeve mendore dhe atyre kockore ka tė bėjė me femrat, sipas studiuesve, 30 pėr qind e grave qė kalojnė menopauzėn, por qė para kėsaj kohe kanė pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnė mė pas edhe nga sėmundjet e kockave. Depresioni ėshtė stres qė vazhdon pėr njė kohė tė tejzgjatur, kjo bėn qė truri tė prodhojė hormone nė nivele shumė tė larta dhe tė rrezikshme. Pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt rekomandojnė qė tė gjithė ata qė kanė kaluar periudha depresioni tė bėjnė analizat pėr matjen e densitetit tė kockave.

27-Tetraciklina pengon pėrhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaēi mė i vjetėr nė botė, ndalon pėrhapjen e kancerit. Sipas mjekėve, provat qė janė bėrė me kėtė ilaē tė thjeshtė qė ka ekzistuar nė shekuj dhe kanė dalė tė gjitha pozitive, aq mė tepėr qė ai nuk kushton as shumė para. Tė parėt qė kanė eksperimentuar me kėtė medikament kanė qenė plot 60 gra nė njė institut nė Kanada, tė cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lėkurės. Dhe sipas tė dhėnave tė para, tetraciklina parandalon pėrhapjen e sėmundjes nė vende tė tjera dhe bėn tė mundur mospėrhapjen e sėmundjes nė kocka apo infektimin e qelizave tė shėndetshme.

28-Uji mineral favorizon veshkat
Uji ėshtė pėrbėrėsi kryesor nė organizmin tonė. Ėshtė njė nga elementėt kryesore qė e lejon trupin tonė tė pastrohet nga papastėritė e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lėkurėn tonė. Hidratimi ėshtė funksioni kryesor i ujit, mė pas ai ka veti tretėse, ēka do tė thotė se zgjedhja e ujit me pėrqindje mė tė madhe minerale e ndihmon stomakun tonė tė rėnduar pas njė dreke ose njė darke qė tė funksionojė normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund tė jenė shenjat e para tė mungesės sė magneziumit, duke e ditur se magnezi nuk prodhohet nga trupi ynė, por atė duhet ta zgjedhim mes ushqimeve.

29-Shega ndihmon zemrėn, gjakun, tretjen
Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon nė tretjen e ushqimit. Me shumė sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon helmet e organizmit. Ai mund tė pėrdoret edhe pėr heqjen e njollave dhe rrudhave tė fytyrės. Lėkura e saj, e pasur me taninė, akoma edhe sot pėrdoret nė Afrikėn e Veriut si ilaē pėr diarrenė. Lėngu i shegės mund tė quhet edhe ilaē i ēmuar pėr zemrėn. Sipas njė studimi izraelit, pirja e njė gote me lėng shege ēdo ditė do tė parandalonte nė formimin e pllakėzave nė enėt e gjakut, duke ulur kėshtu rrezikun pėr t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorėt e kėtij studimi shpjegojnė gjithashtu se efektet e lėngut varen nga aftėsia e organizmit pėr tė pėrthithur dy gjene qė aktivizohen nga substanca oksiduese, tė cilat forcojnė muret e enėve tė gjakut.

30-Vaji i ullirit zgjat jetėn
Studimet e ndryshme kanė treguar se vaji i ullirit luan njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen ndaj sėmundjeve. Ndėr shekuj ėshtė protagonist i padiskutueshėm i dietave mesdhetare, duke ndikuar nė uljen e vdekshmėrisė nga sėmundjet kardiovaskulare e duke ēuar nė parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij tė gjirit. Meqenėse ėshtė i pasur edhe me yndyra tė pangopura, ai eliminon ndjeshėm rrezikun pėr t‘u prekur nga sėmundjet e zemrės, pasi ul nivelin e kolesterolit tė keq (LDL)-sė qė grumbullohet nėpėr arterie. Po ashtu, dietologėt dhe mjekėt kėshillojnė qė, nėse dėshironi tė keni njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme, ky produkt fisnik i dalė nga ulliri duhet tė jetė i pandashėm nga tavolinat tuaja.

31-Fara e zezė parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanė thonė se fara e zezė shėron ēdo sėmundje, pėrveē vdekjes. Sipas tyre, ky ilaē bimor normalizon imunitetin e njeriut. Nė Amerikė janė bėrė analiza tė sakta mbi pėrbėrjen e kėsaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, ėshtė vėrtetuar se tė gjitha vajrat e lashta tė saj tė provuara janė ilaēe gjithėshėruese. Fara e zezė ėshtė njė artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anėsore apo negative. Kjo bimė mund tė mėnjanojė reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes sė astmės, alergjisė sė barit, alergjisė sė pluhurit dhe infektimeve gripale.

32-Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
Vitamina E ėshtė antisterile. Kjo substancė kimike ėshtė e njohur nė shkencė edhe me emrin “tokoferol”, qė e ka prejardhjen nga njė fjalė greke, domethėnė “tė lindėsh”. Kjo i ėshtė atribuuar vitaminės E, pėr funksionimin kryesor biologjik tė saj, nė parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminė ndikon nė funksionimin normal tė organeve tė shumėzimit, si tė njeriu, ashtu edhe te kafshėt. Prandaj sot ėshtė pranuar shkencėrisht se mungesa e vitaminės E nė ushqimin e pėrditshėm tė njeriut shkakton sterilitet (shterpėsi).

33-Ėshtė mė mirė tension i lartė apo i ulėt?
Mjekėt thonė se nė pėrgjithėsi ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt sesa tension tė lartė tė gjakut. Megjithatė, njė studim i ri tregon se ka njė moment nė tė cilin ėshtė mė mirė qė njerėzit tė cilėt pėsojnė infarkt tė kenė tension tė lartė, dhe ky ėshtė momenti kur ata arrijnė nė spital. Nė rubrikėn “Mjekėsi dhe Shkencė” do tė flasim edhe pėr tubat e vegjėl qė vendosen nė zemėr pėr tė parandaluar atakun. Shumica e kėtyre tubave vishen me ilaēe tė ndryshme, por tė dhėna tė reja tregojnė se tubat e veshur me ilaēe paraqesin mjaft rrezik.

34-Puna natėn shkakton kancerin nė organizėm
Puna natėn mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri. Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: Njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia Ndėrkombėtare pėr Kėrkime nė Fushėn e Kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe Shoqata Amerikane Kundėr Kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme.

35-Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit. Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanė efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ato ofrojnė njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit.

36-Obeziteti, shkaktar pėr hipertensionin
Obeziteti ėshtė i lidhur ngushtė me hipertensionin, sepse obeziteti vėshtirėson punėn e zemrės pėr tė furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshės ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė parandalimin dhe trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Humbja e peshės ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut dhe pėrmirėson efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr kurimin e presionit tė gjakut. Po ashtu, njerėzit qė bėjnė njė jetė sedimentare kanė 50% mė shumė mundėsi qė t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata qė bėjnė njė jetė aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund tė ulė presionin sistolik me rreth 10mmHg nė pacientėt me hipertension.

37-Pirja e alkoolit rrit rrezikun pėr kancer

Konsumimi i alkoolit, duke pėrfshire verėn, shton rrezikun e disa kancereve mė tė zakonshėm, megjithėse shumė studime tregojnė qė ulin rreziqet e sėmundjeve kardiovaskulare. "Pirja e alkoolit nė sasi mė pak se 25 gram nė ditė, ka njė rol tė favorshėm nė sėmundjet e zemrės", thotė profesor Carlo la Veēhia, por kjo ėshtė e shoqėruar me njė rritje tė rrezikut tė kancereve tė zonave tė larta tė aparatit tretės si dhe tė laringut, si dhe tė kancereve tė mėlēisė, zorrėve dhe gjoksit.

38-Temperatura e lartė, largohet me ēaj dardhe
Dardha konsiderohej nė Evropė si simbol i shėndetit, fatit dhe shpresės, dhe ishte mjaft e njohur qė nė periudhėn e romakėve tė lashtė, tė cilėt prodhonin prej saj njė lloj vere e cila pėrdorej si antidot kundėr kėrpudhave helmuese. Gerard, njė botanolog i shekullit tė 16-tė shkruan: “Vera e dardhės ndihmon ata persona qė nuk janė mėsuar tė pinė, ngroh stomakun dhe lehtėson tretjen”. Pėr kinezėt, dardha simbolizon jetėgjatėsinė, drejtėsinė dhe gjykimin e drejtė. Sot ekzistojnė rreth 3000 lloje dardhash, tė cilat janė tė gjitha tė ngrėnshme.

39-Pickimet e mushkonjave, ikin me banane
Pėrveē vitaminave tė shumta tė ka fruti i bananes, ka edhe veti tė tjera. Kėshtu, sipas specialistėve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se tė shikoni pjesėn ku ju ka pickuar mushkonja, mjekėt kėshillojnė qė tė fėrkoni pjesėn e infektuar tė vendit me pjesėn e brendshme tė lėkurės sė bananes. Sipas mjekeve popullorė, pėrdorimi i lėkurės sė bananes nė kėtė mėnyrė zvogėlon efektin e ėnjtjes dhe tė tė kruarit. Bananet kanė nivel tė lartė tė vitaminave B, tė cilat ndihmojnė pėr tė qetėsuar sistemin nervor.

40-Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan
Marrja e pėrditshme e dozave tė mėdha tė kafes gjatė shtatzėnisė shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dėshmuar studimi i publikuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė njėkohėsisht ka vėrtetuar rezultatet e hulumtimeve tė mėhershme. Shtatzėnat do tė duhej “tė mendojnė pėr tė ndaluar pirjen e pijeve tė cilat pėrmbajnė kafeinė”, shkruajnė autorėt e studimit tė publikuar nė numrin e fundit tė gazetės amerikane pėr obstetrikė dhe gjinekologji.

41-Marihuana armiku mė i madh i dhėmbėve
Njerėzit, tė cilėt pinė rregullisht marihuanė, janė mė tė prirė ndaj sėmundjes sė dhėmbėve, qė nė rastin mė tė keq mund tė sjellė deri tek paradentoza. Hulumtimi mė i ri ka treguar se pirja e shpeshtė e marihuanės ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me mė shumė se 75% tė rasteve tė sėmundjeve tė dhėmbėve, dhe atė tek personat mė tė rinj se 32-vjeē. Inflamacioni i mishit tė dhėmbėve ėshtė shkaku mė i shpeshtė i shkatėrrimit tė dhėmbit, menjėherė pas paradentitit.

42-Vitamina C, ilaēi pėr personat me diabet
Studimet e reja kanė dėshmuar qė vitamina C ndihmon nė neutralizimin e tė ashtuquajturve radikalėve tė lirė, molekulave, sasia e tė cilave ėshtė e shtuar te personat qė vuajnė nga diabeti. Tanimė ėshtė fakt i njohur qė kėto molekula shkaktojnė dėmtimin e disa llojeve tė lėkurės. Deri te shtimi i radikaleve tė lirė te personat me diabet, vijnė pėr shkak tė ndryshimit tė mitohondrieve, pjesėve stacionare, qė duhet ta prodhojnė energjinė. Po ashtu ėshtė konstatuar se pa ndėrhyrjen nga jashtė, pėrkundėr zbritjes sė nivelit tė shtuar tė sheqerit nė gjak, kėto molekula shtojnė rrezikun pėr sėmundjet e zemrės dhe humbjen e shikimit.

43-Specat djegės lehtėsojnė dhimbjet
Anestetikėt e ri me bazė nga speci djegės mund tė ofrojnė njė qetėsim mė tė mirė tė dhimbjes gjatė lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera tė shoqėruara me dhimbje, krahasuar me anestetikėt konvencional. Testet preliminare me anestetikė tė tillė kanė treguar se ajo nė mėnyrė efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje tė plotė tė ndjenjės nė ato zona ku ėshtė pėrdorur. Hulumtuesit thonė se anestetikėt eksperimentues veprojnė duke bllokuar nė mėnyrė selektive qelizat nervore tė ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore qė kontrollojnė lėvizjet ose ndjesitė tjera jo tė dhimbshme.

44-Mjalti zbut kollėn natėn
Njė lugė mjaltė mund tė zbus kollitjen e natės dhe t’u ndihmojė fėmijėve dhe prindėrve tė tyre qė tė flenė mė mirė, ka dėshmuar njė studim nė tė cilin janė pėrfshirė 105 fėmijė, tė cilėt kolliteshin pėr shkak tė ftohjes. Fėmijėt janė ndarė nė tri grupe nga tė cilat njėri ka marrė shurup kundėr kollitjes, i dyti mjaltė, ndėrsa i treti asgjė, dhe ėshtė dėshmuar qė mjalti ėshtė zgjidhja mė e mirė. Mjalti pėrdoret nė mbarė botėn si ilaē popullor kundėr kollitjes dhe ėshtė alternativė mė e sigurt dhe mė e efektshme sesa mjekėsia zyrtare.

45-Ndryshohet tradita, pica kundėr plakjes
Pica kundėr rrudhave. Ėshtė njė picė e re e ideuar nga njė ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndėrsa ėshtė bėrė pjesė e njė zinxhiri tė picerive, por qė nė tė njėjtėn kohė ka nxitur edhe polemika te njerėzit, qė thonė se ėshtė cėnuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emėrtuar Primula, ka tri herė mė shumė fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe mė shumė magnez e hekur. Kjo picė nuk guxon tė ketė mė pak se tetė lloje tė perimeve dhe ato nga perimet tė cilat ndihmojnė nė luftėn kundėr plakjes, si domate, hudhėr, kėrpudha, karota dhe spinaq.
•tirana observer•

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 45 receta pėr tė kuruar sėmundjet e zemrės, tė gjakut, tė veshkave, tė stomakut

Mesazh nga capkenja prej Wed Feb 24, 2010 7:21 pm

Si te kemi melci te shendetshme

Melēia, nese eshte e shendetshme, sherben kryesisht si filtrues dhe eshte fabrike procesimi per trupin tuaj. Detoksifikon substancat vdekjeprurese dhe zberthen eritrocitet e harxhuara. Perveē ketyre pune, ky organ gjithashtu sekreton lengun biliar per fshikezen e temthit. Kjo ndihmon ne tretjen e yndyrave ne zorren e holle. Perveē detoksifikimit, meēia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminen A dhe substancat qe jane instrumentale ne mpiksjen e gjakut.

[/size]Nocione te Gabuara

Ne industrine e mireqenies ka shume pohime se melēia duhet detoksifikuar (ē’helmuar). Ata pohojne se melēia juaj eshte bere toksike dhe duke perdorur dieten e tyre te veēante ju do ndihmoni qe te pastroni melēine tuaj. Fakti i kesaj pune eshte se melcia nuk ka nevoje te detoksifikohet sepse ne vetvete eshte makine detoksifikimi.

Nese melcia nuk behet toksike atehere ēka behet? Epo, nese melēia mbi-ngarkohet dhe nuk mund te largoje te gjithe materiet toksike, trupi juaj do te absorboje te gjithe keto kemikalet e padeshiruara. Ne fund, trupi juaj eshte ai qe behet toksik.

Kujdesi ndaj Melcise

[size=12]Pirja e tepert nuk i bene mire melēise tuaj. Kur ky shok i heshtur i trupit tuaj lendohet apo semuret nuk ka se si te ankohet gjersa te behet vone per ty. Kjo eshte per shkak se nuk ka nerva te veēante per te krijuar alarm. Me fjale tjera ska se si te te tregoje se eshte lenduar apo semurur nga moskujdesi juaj!

Duke marre nje qasje te kuptueshme per tu kujdesur per melēine dhe duke bere disa ndryshime sjelljesh ne menyren e te jetuarit tuaj, ju mund te zgjasni shendetin e melēise tuaj dhe te shmangni demtimin dhe semundjen e melēise.

1. Shmang alkoolin krejtesisht nese mundesh.

Qelizat e melēise jane te vetmit entitet qe mund te prodhojne nje tip te enzimave per te oksiduar ne menyre efektive alkoolin. Mjerisht per ata qe pine shume, melēia ka mjafte enzima per te procesuar vetem nje pije alkoolike ne ore. Nese do te pije disa pije alkoolike brenda ores, teprica e alkoolit do te qarkullojne ne rrjedhen e gjakut duke prekur secilin organ ne trupin tuaj.

Kur pini shume melēia vazhdon te punoj shume per te prodhuar mjaft enzima per te procesuar ate. Nuk do te kete kohe qe te metabolizoje acidet yndyrore dhe keshtu lejon qe ato te akumulohen. Struktura qelizore e melēise se nje pijaneci eshte tejet e prekur pergjithmone, po aq sa e humb aftesine per te metabolizuar acidet yndyrore. Kjo eshte edhe arsyeja perse keta njerez gjithashtu vuajne nga melēia e dhjamosur. Nese nuk mund ndalosh pijen krejtesisht atehere kufizo ate duke filluar qe sot dhe jepi rastin melēise tuaj te rimekembet (te kthehet ne vete). Sidoqofte, prape po te them qe te marresh hapa drejt shmangies se alkoolit pergjithmone.

2. Mos konsumo asgje qe mund te stresoj melcine.

Melcia e njeriut mund te stresohet me marrjen e tepert te pilulave apo medikamenteve. Mos u mundo te vete mjekohesh. Gjithmone eshte mire qe paraprakisht te konsultoheni me ndonje mjek per sasine e medikamenteve qe mund dhe guxon te marresh. Nese melēia stresohet atehere nuk do te jete ne gjendje te absorboje si medikamentet ashtu edhe materiet ushqyese te rendesishme.

Me ngadale me kafe dhe pijet tjera te kafenizuara. Keshilla e pergjithshme eshte qe te mundohesh te shkurtosh apo kufizosh sasine e ketyre pijeve stimuluese sa me shume qe mundesh. Ne vend te tyre, pi se paku 2.5 litra uje te fresket ēdo dite. Kjo eshte me mire per melēine tuaj dhe shendetin tuaj ne pergjithesi.
Pirja e duhanit gjithashtu eshte e keqe per melcine tuaj per shkak se qelizat e melēise duhet te zberthejne 80% te nikotones ne kotinine.

Kur te hani ushqime deti sigurohu qe eshte mire i pjekur. Nuk eshte mire qe te hani ushqime pjeserisht te pjekura sepse niveli i baktereve ne ushqimet gjysme te pjekura mund te jete tmerresisht i larte dhe keshtu melēia juaj duhet te punoje jashte orarit per te mbytur keto baktere me lengun e saj biliar. Melēia juaj do te semuret nga ngarkesa e tepert e baktereve. Ne rastet ekstreme melēia do te lendohet dhe kjo eshte ajo qe e ndryshe e quajme ceroza apo ceroze. Edhe ushqimet e kontaminuara mund te shkaktojne komplikime te tjera mbi melēine dhe keshtu ju mund te vuani nga Hepatiti A, B dhe C.

Nderto shendetin e melēise tende

Qe te ndihmosh te forcosh dhe rindertosh qelizat e melēise tuaj ju duhet te mirembani nje diete te shendetshme. Me fjale tjera ju duhet te kujdeseni ne te ushqyer. Qe melcia te kryeje punen e detoksifikimit i duhen vitamina, minerale, amino acide dhe fotokemikale. Melcia e shendetshme ne menyre efektive merr kemikalet toksike dhe i shnderron ato ne radiale te lire me pak te demshem. Sidoqofte, nese trupi juaj ka shume prej ketyre radikaleve te lire, qelizat e trupit tuaj, duke perfshire ketu edhe ato te melēise, do te demtohen.

Degjo keshillen e pergjithshme – ha shume peme dhe perime qe jane tejet te pasura me fitokemikale, selenium, vitamin C dhe Vitamin E. Ha me shume domate te gatuara e ketu perfshihet edhe sosi shpagetes e gjithashtu edhe ketqapi (ketchup) keshtu qe trupi juaj te marr nivelet e larta te licopenit. Karotat, papaja dhe frutat tjera qe kane mjaft beta karotene jane te forte me antioksidant.

Per ti ndihmuar melcise tuaj ju gjithashtu keni nevoje per vitamina B sikur acidi folik. Tiamine, qe eshte Vitamine B1, mund te gjendet ne produktet nga drithera te plota, fasulet, soja, bizele, mish pa dhjam dhe peshk. Riboflavin apo Vitamina B2 mund te gjendet ne veze, arra, perime me gjethe te gjelberta dhe produktet e qumeshtit. Niacin apo Vitamin B3 gjendet ne mish te shpezeve, peshk, mish te kuq pa dhajm, veze dhe arra.

Siē e sheh te gjitha mineralet dhe materiet ushqyese te rendesishme gjenden ne produktet e zakonshme. Keshtu qe nese mbani nje diete te balancuar ju do te jeni ne gjendje te furnizoheni mjaftueshem me vitaminat dhe mineralet esenciale qe te keni melēi te shendetshme.

•sherohu.com•


Edituar pėr herė tė fundit nga capkenja nė Mon Mar 01, 2010 4:29 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 45 receta pėr tė kuruar sėmundjet e zemrės, tė gjakut, tė veshkave, tė stomakut

Mesazh nga capkenja prej Mon Mar 01, 2010 4:28 pm

Magnez kundėr astmės

Shkencėtarėt amerikan tė Universitetit nė Kenmore kėshillojnė konsumimin e rregullt tė magnezit pėr tė frenuar nė njė nivel tė caktuar astmėn.

Hulumtimi ėshtė zhvilluar nė 50 pacientė tė moshės nga 21 deri nė 55 vjeēare tė cilėt vuajnė nga astma. Ata janė pėrcjellė pėr 6.5 muaj dhe rezultatet kanė treguar njė pėrmirėsim tė jetės sė tyre te personat qė kanė konsumuar rregullisht magnez.


Funksioni i mushkėrive ėshtė pėrmirėsuar pėr 6%, ndėrsa bronket janė bėrė pėr 20% mė rezistuese nė ndikimin e faktorėve bronko-konstriktor (substanca tė cilat ngushtojnė rrugėt e frymėmarrjes), qė sė bashku ka sjellė deri te ajrosja mė e mirė e mushkėrive dhe njė ndjenjė e pėrgjithshme mė e mirė.

Pėr njė efekt tė tillė, qė ėshtė arritur nė rastet astmės sė lehtė ose mesatarisht tė rėndė, ka qenė i nevojshėm konsumimi ditor i njė sasie prej 340 mg tė magnezit.
•Telegrafi•

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi