Te ftohta, por teper te shijshme!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te ftohta, por teper te shijshme!

Mesazh nga Barbi prej Mon Jul 20, 2009 8:57 pm

Ja disa sekrete pėr njė kuzhinė, me tė cilėn mund tė pėrballosh ditėt e nxehta.
Nė periudhėn e verės janė absolutisht mė tė kėrkuarat: jo vetėm perimet, frutat apo karpaēot, por edhe pjatat e para dhe tė dytat, tė cilat mund t’i konsumosh menjėherė sapo i nxjerr nga frigoriferi. Kuzhina e ftohtė ėshtė e aftė tė lehtėsojė edhe tretjen, duke lejuar kėshtu qė ditėt e nxehta tė pėrballohen mė me lehtėsi. E pa harruar pastaj edhe kėnaqėsinė e tė gatuarit pa furrė e pa furnela nė kėto ditė tė nxehta.


Receta tė ftohta

Makaronat e sapogatuara dhe pa salca mund tė ruhen nė frigoriferė nė enė me kapak hermetik, sapo tė kenė arritur temperaturėn e ambientit. Dhe mė pas, pasi t’u kemi hedhur vaj ulliri tė freskėt, domate dhe njė lugė djathė tė grirė, shndėrrohen nė njė alternativė tepėr tė shijshme pėr drekėn. Pėr mė tepėr qė kjo sallatė makaronash u pėlqen edhe fėmijėve tė vegjėl. Mjafton tė zgjedhėsh pėrbėrėsit e duhur. Ton, aēuge, mocarela, proshutė: ēdo opsion ėshtė i mundshėm, mjafton tė pėrshtatet me shijen individuale. Duhet tė mbani mend se pak vaj ulliri nė fund tė pėrgatitjes, e bėn gjithēka mė tė shijshme..



Ata qė adhurojnė orizin janė mė fat. Sepse tė gjithė pėrbėrėsit me tė cilėt mund tė bėhet njė sallatė e tillė, shkojė mjaft mirė me orizin. Madje edhe pėrzierjet e tyre e bėjnė njė pjatė tė tillė mjaft tė shijshme. Dhe duke shtuar kėtu faktin se orizi ėshtė shumė mė i lehtė pėr t’u tretur, del se sallata e orizit ėshtė alternativa mė e mirė pėr drekat verore.
Por edhe aēuget, pasi tė jenė pjekur nė furrė mund tė konsumohen tė ftohta. Pėr njė ruajtje sa mė tė mirė tė tyre, ėshtė e rėndėsishme qė tė mbėshtillen me njė letėr alumini. Disa minuta nė temperaturėn e ambientit dhe disa pika vaj ulliri do ta gjallėrojnė pjatėn. Ajo ėshtė gati pėr t’u konsumuar dhe sipas dėshirės mund t’i shtohen domate tė prera nė kubikė apo ullinj tė zinj. Tė gjitha tė freskėta dhe me aromė tė kėndshme!




Tryeza dhe ėmbėlsirat

Nė rast se doni tė pėrgatisni njė drekė apo darkė me temė tė ftohtė, duhet tė mbani mend se nė tryezė nuk duhet tė mungojnė kurrė vaj – kripė- piperi dhe salcat. Jo salca tė ndėrlikuara. Mjafton qė nė vajin e pėrzier me uthull tė shtohet kripė, piper dhe erėza tė freskėta, si gjethja e mentes apo majdanozi. Dhe veē shijes sė shtuar tė ushqimit, tryeza duket mė e gėzueshme kur nė tė shtohen enėzat e vogla e me ngjyra, qė pėrmbajnė erėzat apo salcat. Lėrini qė miqtė t’i servirin vetė sipas dėshirės, duke i vendosur tė gjitha ėn qendėr tė tryezės.
Pėr sa u takon tė ėmblave, ēdo gjė ėshtė e pėrshtatshme. Me pėrjashtim tė specialiteteve tipike dimėrore, si kremrat e nxehta apo ēokollatat e shkrira nė furrė banjo- mari, ēdo tip torte apo ėmbėlsire gjen tek i ftohti njė aleat tė mirė.
Pudingjet shquhen pėr komoditetin dhe lehtėsinė e pėrgatitjes. Pėr shembull pudingu me mollė ėshtė i thjeshtė dhe mjaft i shijshėm.



Pėr me tepėr qė nuk kėrkon edhe dekorime qė mund tė tė sjellin bezdi nė pėrgatitje. Mund tė shoqėrohet fare mirė me dy lugė akullore apo edhe mė thjesht akoma me tul molle tė grirė, tė cilės i shtojmė pak lėng limoni, si ai qė pėrgatitet pėr bebet e vogla. Pėr ta bėrė sa mė alternative tryezėn e tė ėmblave, akulloret apo ėmbėlsirat gjysmė tė ngrira tė pėrgatitura nė shtėpi, mund tė kombinohen mjaft mirė edhe me shije tė tjera: njė akullore qė shoqėron kafenė me qumėsht, akullore e shoqėruar me fiq tė thatė, njė akullore ku shtojmė copa tė vogla pjeshke... Janė tė shijshme dhe tė lehta, freskojnė dhe pėlqehen nga tė gjithė.

Njė sallatė nė pjepėr
Pėrbėrėsit pėr katėr persona
Njė fetė shalqiri
Dy pjepra tė vegjėl
Tre centimetra xhenxhefil i freskėt
100 gramė sheqer
Njė lugė pije portokalli

Qėroni xhenxhefilin, prijeni nė feta dhe vėreni tė ziejė nė njė xhezve me ujė pėr pesė minuta bashkė me sheqerin. Kur ta hiqni nga zjarri, bashkojeni me pijen dhe hiqni mbeturinat e xhenxhefilit.
Pritni pėrgjysmė pjeprat, hiquni farat dhe nxirrni tulin me thikė me majė tė rrumbullakėt. Hiqni lėkurėn dhe farat e copės sė shalqirit, priteni tulin nė kubikė nė tė njėjtat pėrmasa me copat e pjeprit. Mbushini gjysmat e pjeprave me frutat e pėrziera, hidhuni sipėr shurupin e pėrgatitur dhe zbukurojini me ndonjė shkop kanelle dhe gjethe menteje.



_____________________
"Ti i ke te gjitha, ke mundesi te zgjedhesh dhe jo te te zgjedhin,
keshtuqe zgjidhe ti ate ku te jete me i miri, jo ai ty"

Barbi
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Shteti Shteti: shqiperia
Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 11970
Vendollja Vendollja: Ne ferr
Hobi Hobi: Librat kohet e fundit
Humor Humor: o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 03/07/2009
PIKE PIKE: 13411
Vote Vote: 121
Statusi Statusi: i Dashuruar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi