Embelsira........

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Receta ėmbėlsirash...

Mesazh nga KACURRELSA prej Tue Sep 09, 2008 4:46 pm

Tortė me arra:
Perbersit pėr patishpan
¤ 10 vezė
¤ 10 lugė sheqer
¤ 10 lugė arra tė bluara
¤ 8 lugė miell.

Kremi:
¤ 200 gr gjalpė tė zbutu
¤ 3 vezė
¤ 1 filgjan kafeje qumėsht
¤ 250 gr arra tė bluara
¤ 3 lugė miell
¤ 1/4 lit. qumėsht
¤ 1/4 kg sheqer
¤ lėng portokalli
¤ pak rume (mund edhe mos ti hedhesh rum fare)

Tunden tė verdhet e vezėve me 10 lugė sheqer.Vecan duhet tė tunden tė bardhat e vezėve gjersa tė fryhen dhe bashkohen me tė verdhat.Kėsaj masa i shtohen arrat e bluara,mielli dhe lėvorja e limonit e kaluar ne rend.tė gjitha perzihen me lugė druri derisa tė krijohet njė mase e njėllojt,pastaj derdhet nė kallėp pėr tortė tė lyer me yndyre dhe tė permillur.Futet nė furrė tė nxehte me temperatur 200 grade Celcius pastaj ulet temperatura ne 170 grade C.pėr t\'u pjekur pėr afro 40-45 minuta.Pas pjekjes qėndron nė furre tė mbyllur gjersa tė ftohet.
Patishpani pritet horizontalisht ne tri pjese.(ose nga brumi i pėrgatitur pėrgatiten 3 kore patishpani)

Nė fillim duhet tundur 200 gr gjalp,pastaj i shtohen 3 tė verdhe tė vezėve.1 filgjanė qumėsht,250 gr arra tė bluara dhe ne avull tunden gjersa masa tė trashet.
Vecan zihet kremi me1/4 lit qumėsht,3 luge miell dhe 1/4 sheqer.Sa tė ftohen kremrat,bashkohen,shtohen marenga e tundur nga 3 tė bardhat e vezėve,pėrzihen me kujdes gjersa perzierja tė behet homogjene.Koret e prera sperkaten me lėng portokalli dhe rum(nese deshironi),pastaj lyhen me krem dhe palosen njėra mbi tjetrėn.Torta lyhet me tė njejtin krem mbi dhe anash.Zbukurohet sipas dėshirės me flet colollate,ose mbi i hishen vetėm arra tė bluara.Pasi tė fotohet mirė,pritet sikurse ēdo tortė nė pjesė tė dėshiruara.
Nese keni dicka tė pa kjart me pyetni se une e kam pergatit kete disa here

KACURRELSA
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 958
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 04/09/2008
PIKE PIKE: 648
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tortė Elizabeta.

Mesazh nga KACURRELSA prej Tue Sep 09, 2008 4:46 pm

Brumi:
¤9 ve,
¤9 lugė sheqer
¤8 lugė miell
¤3 lugė kakao
¤1-2 luge vaj. ( pas pjekjes e ndan pergjysme )

Filli:
¤300 ose 500 gr keksa tė bluar
¤4 gota qumesht ose leng molle
¤250 gr margarine
¤1 sheqer pluhur
¤300 gr arra tė bluara ose (rrush terur)
¤1 cokolade
¤2 shllaga dhe zbukurime torteje.

PERGATITJA : ( 4 gotat qumesh ose leng molle i kthen ne keksat e bluar, i perzien. margarinen dhe sheqerin pluhur i ben bashke ne njė ene tjeter dhe i ben bashk me keksa,,,gjithashtu edhe arrat ose rushin e terur e kthen ne keksa tė gjith d.m.th behem bashke, pas perzierjes tė tyre kete e ndan ne dy pjese tė barabarta dhe njeres pjese tė keksave ja qet qokoladen e shkrier dhe me pas ajo ndrron ngjyren ,,,, njeren pete tė toretes do tė thote gjysmen ,,,e lyen me njeren ngjyre tė keksave ,,,,e mbulon do tė thot me tė gjithė njeren pjese tė keksave ,,dhe permi e vene pjesen e petes tjeter edhe ate e mbulon me krejt keksat tjere p,sh me ngjyren tjeter ,,, ne tė gjitha anet e petes,, torta duhet tė merr forme bukes dhe me pas me 2 shllagat e lyen ne tė gjitha anet dhe zbukurimet permbi
tepsia duhet tė ket tė gjitha anet madhesi tė njejte dhe duhet tė jete katrore!!!!

Po i shkruaj ashtu si i kam une tė shkruara nese dicka nuk kuptoni ju lutem me pyetni patjeter sa tė mundem do ju ndihmoj se edhe une i kam marrun nga dikush tjeter keto receta e i kam pergatit pėr vehte

KACURRELSA
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 958
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 04/09/2008
PIKE PIKE: 648
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Biskota me gjalpe dhe mjalt

Mesazh nga KACURRELSA prej Tue Sep 09, 2008 4:48 pm

250 gr. miell
250 gr. sheqer i holle
250 gr. gjalp
3 luge gjelle mjalt
2 veze
Gjalpin duhet ta kemi tė shkrire ne gjendje si pomade.E hedhim gjalpin ne njė njė ene pak tė madhe shtojme mjaltin dhe i perziejme mirė. Shtojme sheqerin dhe njė veze dhe vazhdojme ti trazojme .
IShtojme miellin (rezervojme shumė pak miell)dhe e punojme perzierjen me duar. Mbasi behet brum e mbulojme enen me njė pecete tė paster dhe e fusim ne frigorifer qe tė forcohet pak (e shohim vete a ėshtė e arsyeshme ).
Nxjerrim brumin nga frigoriferi. Sperkasim me miell siperfaqen e njė tavoline dhe e hapin burimin si pete (sa trashesia e gjysem gishti). Mbasi e bejme pete presim biskotat ne format qe duam .
Mbi njė tave furri vendosim leter furri dhe i vendosim biskotat. Rrahim vezen tjeter dhe i lyejme biskotat nga siper dhe i fusim tė piqen ne furre 200ŗC pėr 12 minuta

KACURRELSA
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 958
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 04/09/2008
PIKE PIKE: 648
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rolladė me krem-banane

Mesazh nga KACURRELSA prej Tue Sep 09, 2008 4:49 pm

Pėrbėrėsit:

- 1 margarinė
- 200 gr. sheqer
- 1 gotė lėng
- 300 gr plazma keksa tė bluar
- 200 gr. kokos
- 5 krem-banane.

1 margarinė sė bashku me 200 gr. sheqer i vlon. Pastaj, ia shton njė gotė lėng ēfarėdo.
Nė enėn tjetėr 300 gr. plazma keksa tė bluar me 200 gr. kokos i pėrzien, pastaj ia kthen margarinin dhe i pėrzien mirė. Kėtė e shtrin nė cellofon dhe nė skaj ia qet 5 krem banana pastaj e mbėshtjellė si rolladė dhe e shtin nė friz.

KACURRELSA
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 958
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 04/09/2008
PIKE PIKE: 648
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga ARBRI prej Thu Sep 18, 2008 8:44 am

:bravo: :ngerdhesh:

_____________________

ARBRI
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Male
Ditelindja Ditelindja: 18/04/1988
Mosha Mosha: 22
Numri i postimeve Numri i postimeve: 2542
Vendollja Vendollja: N`tok tone
Hobi Hobi: Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor: Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 01/09/2008
PIKE PIKE: 764
Vote Vote: -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Vizitor prej Thu Sep 18, 2008 10:00 am

Padespanje
lenge nga 2-3 portokalle
rreth 600 gr.fruta te ndryshme.
400 ml krem qumeshti
3 sheqer puder liker.

Per kremin e pasticerise nevoiten:

4 te verdha veze
2 doza vanilje
4 luge sheqer
1 luge lemon
4 luge miell
350 ml qumesht
2 luge te vogla gjalpe
80 gr. krem qumeshti.

Pergatitja:

lani lemonin dhe prisni nje cop te madhe lekure.Pergatitni kremin e pasticeris duke e perzjer me te verdhat e vezve,sheqerin,copen e lekures se lemonit,miellin,qumeshtin dhe vaniljen.Lereni ne zjarr te ngadalte qe te lidhen.
Me pas shtoni gjalpin,lereni kremin te ftohet.hiqni lekuren e lemonit dhe shtoni kremin e qumshtit te rrahur.Lageni padespanjn me lengun e portokalleve dhe vendoseni ne nje tas te madh.Mbulojeni me kremin e pasticerise dhe vendoseni tasin ne frigorifer, te mbuluar me leter celofan .Nje-dy ore pasa se ta servirim embelsiren ,prisni holle frutat, vendosni ne nje tas tjeter , klageni me like ,pudrosni me 2 luge sheqer dhe perzieni mire.
Mbuloheni tasin me leter celofan dhe vendosni ne frigorifer.Rrihni kremin e qumeshtit dhe hidheni ne qeske pasticerie me forme te dhebezuar ne funde,te cilen do e vendosni dhe ate ne frigorifer.Pak para se te servirume embelsiren ,hidhni frutat ne tasin e pandespanje.Mbulojeni me kremin e rrahur te qumeshtit dhe dhe zbukurojeni me fruta.

Ju befte mire!





Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:46 pm

TULLUMBA ME ĒOKOLLATĖ


Doza pėr 6-8 persona:

* 450 ml. ujė
* 270 g. miell
* 80 g. gjalpė
* 8 kokrra vezė
* 3 g. kripė

Mėnyra e gatimit: Vėmė tė zihet uji me ghalpin, duke hedhur brenda njėkohėsisht kripėn. Shtojmė miellin dhe e pėrziejmė deri sa brumi tė bėhet elastik dhe tė shqitet nga anėt e tenxheres. Fillojmė ti fėrgojmė nė friturė duke u kujdesur qė tė marrin ngjyrė ari.

Pėr salcė ēokollate nevojiten:

* 150 ml. ujė
* 130 g sheqer
* 1 ēokollatė

E ndajmė ēokollatėn nė copa- copa tė vogla, dhe e vėmė tė zihet nė 130 g. sheqer dhe 150 ml. ujė, duke e vazhduar pėrzierjen derisa tė shkrihet mirė; e lėmė tė zihet dhe pak minuta qė tė trashet dhe tė bėhet si salcė e mpiksur, pastaj ua hedhim pėrsipėr tullumbave qė i kemi rradhitur nė pjatė. Po tė duam, mund t'i servirim veē tullumbat, ashtu siē janė dhe veē salcėn nė njė salcierė (enė) tė posaēme.


Ju bėftė mirė!

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:46 pm

KEK ME KOS


Doza pėr 8-10 persona:

* 300 g. kos
* 500 g. sheqer,
* 200 g. gjalpė,
* 750 g. miell,
* 5 kokrra vezė,
* 1 lugė kafeje sodė,
* pak cipė limoni.

Mėnyra e gatimit: Hedhim gjalpin dhe sheqerin nė njė enė dhe i pėrziejmė pėr 3-4 minuta me njė lugė druri; shtojmė kosin e, si tė jenė pzier mirė, shtojmė tė verdhat e vezėve, sodėn dhe cipėn e limonit, tė cilėn e griejmė me rende drejtėpėrdrejtė nė enė. Rrahim tė bardhat e vezėve qė tė fryehn mirė dhe, si ta hedhim nė enė gjysmėn e sasisė sė miellit, shtojmė njėkohėsisht edhe gjysmėn e tė bardhave tė vezėve qė kemi rrahur duke i trazuar lehtė me lugėn e drunjtė. Si tė jenė pėrzier mirė kėto, shtojmė edhe pjesėn tjetėr tė miellit e tė vezėve, pa e ndėrprerė tė pėrzierit me lugė.
Pastaj, marrin njė tepsi tė pėrshtatshme, e lyejmė me gjalpė, e pluhrosim me miell dhe sheqer (pak) dhe e hedhim tėrė brumin nė tė.
Duhet tė kemi kujdes qė tepsia mos tė mbushet tej pėr tej, por tė mbeten 3 gisht bosh, pasi qė kur tė piqet, tė fryhet. E vėmė tė piqet nė njė furrė me nxehtėsi mesatare pėr afro njė orė. Si tė piqet e nxjerrim nga tepsia duke e pėrmbysur nė njė pjatė tė pėrshtatshme dhe i hedhim pėrsipėr pluhur sheqeri.
Ky lloj keku ėshtė i pėrshtatshėm pėr ēaj, pėr mbrėmje etj.


Ju bėftė mirė!

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:47 pm

[tr][td valign="top" width="100%" height="100%"]
KEK ME ARRA

Doza pėr 6 persona:

* 180 g. sheqer pluhur,
* 180 g. gjalpė tė freskėt,
* 200 g. miell
* 150 g. arra tė qėruara
* 5 kokrra vezė,
* 1 gotė konjak,
* 1/4 lugė kafeje sodė,
* tė kruarėn e cipės sė njė mandarine ose portokalli

Mėnyra e gatimit: Pasi heshim nė njė enė sheqerin, shtojmė nė tė tė verdhat e vezėve dhe konjakun. I pėrziejmė mirė me njė lugė tė drunjtė ose me tel pėr afro njė ēerek ore. Shtojmė gjalpin e freskėt tė shkrirė dhe vazhdojmė t'i pėrziejmė edhe pėr 5 minuta tė tjera. Hedhim sodėn dhe arrat e prera trashė me thikė, njėkohėsisht kruajmė brenda nė enė cipėn e njė portokalli tė vogėl apo tė njė mandarine.
Rrahim pastaj tė bardhat e vezėve qė tė bėhen marengė (marengė- e bardha e vezėve e rrahur me pak sheqer deri sa tė fryhet) e ngurtė dhe i pėrziejmė me lėndėt tjera qė i kemi nė enė, duke shtuar njėkohėsisht edhe miellin.
Si t'i kemi pėrzier mirė dhe me kujdes lehtė-lehtė e pa e vėrtitur lugėn me forcė, qė tė mos pritet marenga, marrim njė tepsi tė pėrshtatshme qė t'i afrohet asaj, e lyejmė me gjalp, e pluhrosim me miell dhe e hedhim brumin nė tė, duke pasur kujdes qė ajo tė mos mbushet buzė mė buzė e keku tė ketė vend pėr tu fryrė.
Nė fund, e vėmė tė piqet pėr afro 40 minuta nė njė furrė me nxehtėsi mesatare e , si tė piqet, e nxjerrim nga tepsia, i hedhim sipėr sheqer tė shtypur dhe e servirim nė njė pjatė tė shtruar me letėr dantellė.


Ju bėftė mirė!

[/td][/tr][tr][td class=smalltext valign="bottom" width="100%"]
[/td][/tr]

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:47 pm

Role dredhėza




Duhen:
500gr. biskota
50 gr. margarinė
200 gr. sheqer pluhur
300 ml. qumėsht.
200 gr. kokos
3 lugė kakao
250 gr. sheqer pluhur
ekstrakt dredhėzash

Mėnyra e gatimit: Biskoatat e thėrmuara i vėmė nė enėn pėr pėrzierje, i shtojmė 100 gr. sheqer pluhur dhe kakao dhe i pėrziejmė me mikser. pa e ndėrprerė pėrzierjen, nė enė shtojmė qumėshtin. I pėrziejmė derisa ė fitojmė njė masė homogjene.
Nė tavolinėn e punės vėmė njė fletė plastmasi (ose folie). Mbi tė e vėmė masėn nga ena pėr pėrzierje. Masėn e rrafshojmė.
Nė enėn pėr pėrzierje e vėmė margarinėn. Shtojmė 100 gr. sheqer pluhur dhe kokos dhe i pėrziejmė me mikser. pastaj nė enė e shtojmė ekstraktin e dredhėzave. I pėrziejmė me mikser. Kėtė krej e shtojmė mbi kremin e mėparshėm dhe e pėrhapim nė tėrė sipėrfaqen. Me ndihmėn e fletės sė plastmasit, krijojmė role, tė cilėn e vėmė nė ngrirje qė tė forcohet. Pastaj rolenė e nxjerrim nga nga ngrirja dhe ia largojmė fletėn e plastmasit. E presim nė copė, tė cilat i rendisim shkallė- shkallė nė pjatėn pėr servirje.

Ju bėftė mirė!


Edituar pėr herė tė fundit nga Tetovarja nė Sun Nov 02, 2008 12:50 pm, edituar 1 herė gjithsej

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:48 pm

[tr][td valign="top" width="100%" height="100%"]Sheqerpare


Menyra ime:)

9 veze vec te kuqet dhe nje te plote
1kg gjalp
1 kg miiell
1 kg sheqer(per sherbetin)

Marrim vezet dhe i rrahim mire ne nje tas plastik,pastaj shtojm gjalpin e tretur(gjalpi duhet te jete pa kripe)i hedhim miellin duke e ngjeshur me dore sa me shume dhe sa me gjate.Pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyr. Lihet te piqet pe 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe ne nje tenxhere kemi bere sherbetin te cilin e bejm ne masen 2-1 pra dy masa sheqer nje uje.

duhetpasur kujdes qe sherbeti mos hidhet i nxehte se qulloset

[/td][/tr][tr][td class=smalltext valign="bottom" width="100%"]
[/td][/tr]

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:49 pm

Bakllavė me lajthi


Duhen:
500 gr petė
1/2 l. ujė
100 gr lajthi
200 gr lajthi tė thėrmuara
600 gr sheqer
125 gr margarinė
1 sheqer vanilje
100 ml vaj

Mėnyra e gatimit:
Nė zjarr vėmė njė tenxhere nė tė cilėn hedhim 1/2 l ujė. Nė tenxhere e shtojmė sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pėrziejmė me lugėn e drurit dhe e lėmė sherbetin tė ziejė.
Nė tenxhere tjetėr nė zjarr e vėmė margarinėn dhe hedhim vaj. Pasi shkrihet margarina, tenxheren e heqim nga zjarri.
Ēdo petė e lyejmė me furēė me yndyrėn e shkrirė. Pastaj, mbi petė vėmė njė shkop tė metaltė dhe petėn e palojmė 10cm nė brendi. Edhe pjesėn e paluar e lyejmė me yndyrė. Nė kėtė pjesė vėmė 2 lugė lajthi tė thėrmuara.
Petėn e mbėshtjellim nė formė roleje. Me furē e lyejmė me yndyrė pjesėn e sipėrme tė rolesė. E largojmė shkopin e metaltė dhe rolenė e presim nė 3 copė tė barabarta. Ēdo copė e mbėshtjellim nė formė tė kėrmillit dhe e vėmė nė tavė. Tė njejtėn gjė e bėjmė me petėt dhe lajthitė e mbetura.
Copėt e bakllavės nė tavė i lyejmė edhe njėherė me yndyrė. Tavėn e vėmė nė furrė. E pjekim 40 minuta nė temperaturė prej 200gradė.
Mbi bakllavėn e nxehtė e hedhim sherbetin e ftohtė. Nė mes tė ēdo cope vėmė nga njė kokėrr lajthi.
Pasi ta mpijnė sherbetin , copėt e bakllavės i rendisim nė pjatėn pėr servirje.



Ju bėftė mirė!

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:50 pm

Snikers



Duhen:
300 gr kikirikė tė grirė
200 gr mjaltė
1 margarinė
200 gr kikirikė tė thėrmuar
100 gr lajthi
300 gr biskota tė grira
100 gr ēokollatė pėr gatim
250 gr sheqer pluhur
2 vezė


Pregatitja:
Nė enėn pėr pėrzierjee hedhim margarinėn dhe e rrahim me mikser duke e shtuar gradualisht sheqerin pluhur.
Nė tenxhere nė zjarr e shkriejmė ēokollatėn.
Nė enėn me margarinė i thejmė dy vezėt dhe pėrsėri i rrahim me mikser derisa tė bashkohet masa. Pastaj, nė enė i shtojmė biskotat e grira, kikirikėt e grirė dhe, pasi qė brumi bėhet i fortė, nė mikser i vėmė shtojcat pėr brum dhe vazhdojmė tė pėrziejmė me to. Nė fund, nė enė e shtojmė gjysmėn e kikirikėve tė thėrmuar. Masėn e ngjeshim mirė me dorė. Masėn e ngjeshur e nxjerrim nga ena dhe me duar e bėjmė nė formė tė njė drejtėkėndėshi tė madh. Pastaj masėn e lyejmė me mjaltė. Mbi mjaltin i vėmė kikirikėt e thėrmuar dhe, nė fund, e lyejmė me ēokolladėn e shkrirė. Me thikė, snikersin e presim nė copė. Ēdo copė e vėmė nė shportė letre dhe i rendisim nė pjatėn pėr servirje. Sipėr ēdo cope snikers vėmė lajthi tė prera nė fije.

Ju bėftė mirė!

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:53 pm

Torte e shpejte



Perberesit per 10 persona:
4 pudinga vanilje,400 gr arra, 400gr arre kokosi (kokos, 40 gr biskota te bluara, 1 margarine, 1.5 kg qumesht dhe 12 luge (gjelle) sheqer,200 kg cokollate.

Pergatitja: Pasi te zihet qumeshti se bashku me sheqerin dhe margarinen, hedhim pudingat e shkrire me pare me pak qumeshet ose uje te ftohte.Kur pudingu te behet nje mase, ndahet ne 3 pjese. Ne njeren, hidhen arrat, ne te dyten kokosi dhe ne te treten biskotat e bluara. Pasi te perzihen mire , nje nje ene katrore ose tave shtroni masen me biskota ne menyre qe te jete rrafsh, me pas ate me arra dhe ne fund me kokos. Ne nje ene tjeter shkrini cokollaten me pak margarine. Te nxehte e shtroni mbi torte dhe e dekoroni sipas deshires.

ju boft mire!

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:55 pm

Gurabie



Perberesit per 6 persona:nje gote jogurt; 2 veze; nje gote vaj lule dielli; miell sipas nevojes; sheqer; vanile; pecive; dhe uje.

Pergatitja: Bashkojme miellin me uje dhe bejme brume, pastaj i shtojme vajin dhe jogurtin. I shtojme sheqer e perziejm ia shtojme edhe vanilen dhe peciven dhe e vendosim ne nje tepsi katrore. E leme te piqet per 30:00 minuta.

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:56 pm

"Banana Split "

Produktet e nevojshme

- 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)

Pergatitja:

Ne nje tas per perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten per servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim per gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe eshte vendosur ne mes te pjates per servim. Me hoplen e perzier mbushim nje "shpric" dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithe kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.


Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:57 pm

"Tiramisu verore"

Produktet e nevojshme :

1.Pak qumesht
2.Biskota pavesini
3.Panna vegetale (duhet ta rrahesh me rrahse vezesh, qe te behet e trashe)
4.Marmellata me fruta pylli
5.Pluhur koko (cocco) ose ferrarello (mmmm sa e mire kjo e fundit!! une ashtu e bera dje dhe doli e mrekullueshme).

Atehere, duhet ti merrni biskotat pavesini dhe ti hidhni pak tek qumshti, por jo ti besh qullse, sa te lagen pak , dhe pastaj shtrojini tek pjata/ aty ku do e beni torten dmth duke formuar keshtu nje shtrese me biskota. pastaj hidhini pannen siper pasi e keni rrahur dhe siper pannes hidhini marmellaten.pastaj perseri nje shtrese biskota-panna-dhe marmellate, kurse tek shtresa fundit biskota-panna dhe polvere di koko ose raffaello!!

Futeni ne frigorifer dhe shijojeni te ftohte/te fresket!!


Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Sun Nov 02, 2008 12:58 pm

"Zemra Portokalli"

Pėr 30 copė nevojitet:
Zemrat: 250 gr. miell, 150 gr. sheqer, 1 prizė krypė, 1 qese vanilinsheqer, 1 ve, 150 gr. gjalpė e butė.
Pėr fillin dhe dekorim: 100 gr. marmeladė portokalli, 100 gr. ēokoladė kuzhine, 50 gr. thelba arrash.

Mielli, sheqeri, krypa, vanilinsheqeri, veja dhe gjalpi hidhen nė njė enė tė thellė dhe me mikser pėrpunohen nė njė masė tė thėrmuar. Me duar e ngjeshim dhe tė mbuluar e lėmė 60 minuta tė ftohet.
Brumin e pėrziejmė pak me mikser nė njė masė tė lėmuar, e t`hollojmė nė njė sipėrfaqe tė pluhurosur me miell, i presim (me formė zemre) 60 zemra tė cilat i vendosim nė njė tepsi tė lyer me yndyrė dhe i pjekim. Pas pjekjes (rreth 10 minuta nė 200 gradė) i shkoqisim ato me thikė.
Marmeladėn e portokallit e pėrziejmė, nga dy zemra i bashkojmė me tė. Ēokaladėn e shkriejmė nė njė enė mbi ujė tė nxehtė dhe gjatė ftohjes kohė pas kohe e pėrziejmė. Zemrat i lyejmė me tė dhe i zbukurojmė me nga njė gjysmė-arrė.


Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Vizitor prej Sun Nov 02, 2008 4:08 pm

aman re sa i haj une keto embelsirat o tetovare do me besh nje embelsire mua mi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Vizitor prej Sun Nov 02, 2008 4:09 pm

skerdi shkruajti:aman re sa i haj une keto embelsirat o tetovare do me besh nje embelsire mua mi
:gezim: ta coj me post ajo ty

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Embelsira........

Mesazh nga Tetovarja prej Mon Nov 17, 2008 3:37 pm

morena shkruajti:
skerdi shkruajti:aman re sa i haj une keto embelsirat o tetovare do me besh nje embelsire mua mi
:gezim: ta coj me post ajo ty
:gezim: :gezim: mire ke thon morena

Tetovarja
anetar/e aktiv
anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia: Female
Numri i postimeve Numri i postimeve: 3014
Vendollja Vendollja: Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit: 16/10/2008
PIKE PIKE: 502
Vote Vote: 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Strudel klasik me petė shtėpie

Mesazh nga Vizitor prej Sat Apr 11, 2009 10:43 pm

Strudel klasik me petė shtėpie




Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta pėr ēdo familje”

Pėrbėrėsit pėr brumin:

* 225 gr miell i ashpėr
* 1 majė luge kripė
* 1 vezė
* 2 lugė vaj
* disa pikė limoni
* 70 gr gjalpė

Nė gropė mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lėngu i limonit. Duke e pėrzier brumin me lugė, hidhet nga pak ujė i vakėt, sa tė gatuhet njė brum i butė i cili rrahet me lugė gjersa tė shkėputet nga ena. Brumi derdhet nė tavolinė tė pėrmiellur dhe ngjeshėt gjatė, por duke pas kujdes qė ai tė mbetet i butė. Rrahet pėr tavoline gjersa tė fitojė elasticitet. Nė formė topi vendoset nė mbulesė bezi tė pėrmiellur dhe mbulohet pėr 30 min qė tė qėndrojė nė temperaturė ambienti. Ēarēafi pėrmiellet, me hollues tė nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes qė mos tė ngjitet pėr bezi dhe mos tė shkėputet. Peta hapet duke i futur duart nėn tė deri sa tė hollohet nė trashėsi letre. Priten skajet.

Mbushja me mollė:

• 1 kg mollė tė qėruara dhe tė prera nė katrorė tė vegjėl,
• nga 3 lugė rrush tė terur tė zi dhe tė bardhė, (rrushi ulet nė rum tė pėrzier me ujė nė kohėzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje tė pastruara nga bėrthamat,
• 75 gr sheqer,
• 1/2 lugėz kanellė, lėvore portokalli e kaluar nė rende,
• 50 gr bajame ose arra tė bluara,
• 50 gr galetė e fėrguar nė gjalpė.

Pėrbėrėsit pėrzihen dhe shpėrndahen mbi sipėrfaqen e petės sė holluar dhe tė prerė nė formė katėrkėndėshi. Me anė tė ēarēafit mbėshtillet peta nė roladė. Vendoset nė formė patkoi ose nė mėnyrė diagonale nė tepsi tė lyer me yndyrė. Lyhet me gjalpė dhe futet nė furrė tė nxehtė me temp. 190ŗC pėr t’u pjekur pėr 30-40 min. Qė tė pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se tė shėrbehet,i hidhet sheqer pluhur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Biskota me mjaltė (Melomakarona)

Mesazh nga Vizitor prej Sat Apr 11, 2009 10:50 pm

Biskota me mjaltė (Melomakarona)


Njė recetė ėmbėlsire (melomakarona) nga kuzhina tradicionale greke qė bėhet zakonisht pėr Krishtlindje dhe Vitin e Ri!





Nevojiten:

2 filxhan ēaji vaj

1 filxhan ēaji sheqer

3/4 filxhan ēaji lėng portokalleje

1/4 filxhan ēaji konjak

2 lugė tė vogla lėkurė portokalleje e grirė

2 lugė tė vogla baking powder

1 lugė tė vogėl kanellė (pluhur)

1 lugė tė vogėl karafila (pluhur)

1 lugė tė vogėl sodė

1 kg miell

(1 e 1/2 filxhan ēaji arra tė shtypura)



Pėr sherbetin nevojiten:

2 filxhan ēaji mjaltė

2 filxhan ēaji sheqer

2 filxhan ēaji ujė

(E lėmė 5-8 minuta qė nga ēasti qė fillon tė ziejė dhe i heqim shkumėn nėse nevojitet)

Pėrgatitja:

I hedhim tė gjitha, pėrvec miellit, nė njė enė. Nuk ka rėndėsi radha, ēėshtja ėshtė ti trazoni mirė. Nė fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr mė parė 2 herė) dhe brumosim deri sa tė behet brumi pak i butė dhe tė mos jetė i ashpėr. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorė biskotave formėn qė duam, por jo shumė tė mėdha sepse do tė fryhen gjatė pjekjes.

I pjekim nė 170° C pėr 20 minuta. Mos i lini tė piqen mė shumė sepse nuk do tė mund ti sherbetosni.

Ua hidhni sherbetin tė nxehtė. I vendosni biskotat nė njė pjatancė ose ku tė dėshironi ju dhe u hidhni pėrsipėr 1 e 1/2 filxhan ēaji arra tė shtypura.

Nėse doni ti bėni biskotat me ēokollatė, shkrini ēokollatėn me pak gjalp (sepse i ndihmon tė shkėlqejnė).

Kujdes!!! Kur tė shkrijė ēokollata, fikeni sobėn dhe mos e hiqni enėn nga soba, dhe ashtu siē e keni vini biskotat duke i kthyer nga tė gjitha anėt qė tė lyen mirė. Nėse nuk e bėni kėshtu, nuk do tė pėrhapet ēokollata mirė sepse ēokollata ftohet shpejt. (Kuptohet qė duhet t'u keni hedhur mė parė sherbetin dhe nė fund nėse doni mund t'u hidhni sipėr arra tė shtypura).

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TORTA 'ZEMĖR'

Mesazh nga Vizitor prej Sat Apr 11, 2009 11:06 pm

TORTA 'ZEMĖR'


Koha e kursyer pėr bėrjen e tė ashtuquajturave ‘tortave tė shpejta’, qė shpesh bėhen pa pjekje dhe pa zierje, mund tė pėrdoret pėr njė formėsim tjetėr.

Pėrbėrėsit:
30 deri 35 biskota
100 ml qumėsht tė nxehtė

Pėr kremin:
1 krem pėr torte
350 ml qumėsht
2 lugė kakao

Pėr stolisje:
1 shllag shkumė
Grimca ēokollate

PROCEDURA:
1.Nė fund tė skajeve tė kallėpit nė formė zemre vėni fletėn metalike tė alumit (‘folinė’) ose atė tė tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumėshtin e nxehtė.

2. Kremin e pėrgatitni ashtu qė nė njė enė tė thellė e hidhni qumėshtin e ftoht mė parė tė zier. Aty hidhni qeskėn e kremit pėr torte dhe pėrzieni me mikser elektrik me shpejtėsinė mė tė madhe pėr tre minuta dhe, pak minuta pa pėrfunduar hidheni edhe kakaon.

3. Njė pjesė tė kremit tė pėrgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe njė shtresė tė biskotave tė cilėn po ashtu e lagni me qumėsht dhe, pastaj e veni pjesėn tjetėr tė kremit. Vėreni tortėn nė njė vend tė ftohtė dhe e lini rreth dy orė.

Servimi:
Para se ta servoni, nxireni tortėn nga kallėpi dhe, pasi ta keni hequr fletėn metalike, e vėni nė njė pjatė. Stoliseni tortėn me shllag dhe me grimca ēokollate.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tortė me krem

Mesazh nga Vizitor prej Sat Apr 11, 2009 11:27 pm




Tortė me krem

Pėrbėrėsit

Pėr koren e tortės:
* kuti masė pėr kore
* 200 ml ujė tė nxehtė
* 100 g vaj apo margarinė
* 2 vezė

Pėr kremin:
* 600 ml qumėsht tė ftohtė
* 70 g sheqer
* 100 g ēokollatė

Pėrgatitja
Qiteni nė njė enė pėrzierjen pėr brumė, shtoni ujė, vaj dhe pėrziejeni ngadalė me mikser elektrik derisa brumi tė fillojė tė ndahet nga ena dhe lėreni qė tė ftohet, e mė pas qitni dy vezė.
Njė tė tretėn e sasisė qiteni nė kallėp tė mbėshtjellė me letėr pėr pjekje, me diametėr 20 cm dhe piqeni nė furrė tė nxehur nė temperaturė 200°C, pėr 20 minuta.
Nė tė njėjtėn mėnyrė piqeni edhe pjesėn e dytė dhe tė tretė tė brumit.
Nė njė enė tė thellė qiteni qumėshtin, shtoni sheqer, pluhur pėr krem dhe pėrziejeni me mikser elektrik, pėr 3 minuta, me shpejtėsinė mė tė madhe. Nė gjysmėn e kremit qiteni ēokollatėn e shkrirė.
Koren e pjekur lyejeni me kremin e ēokollatės, mbulojeni me koren e dytė, atė lyejeni me krem dhe, nė fund, mbulojeni me koren e tretė, tė prerė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi