Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisė

Mesazh nga capkenja prej Fri Jan 22, 2010 11:11 pm

Hija ka qenė gjithnjė njė metaforė e fuqisė, jo vetėm pėr studiuesit e pikturės. Prej vitesh nė Shqipėri si hije ėshtė endur njė kėrkesė pėr njė regjistrim tė popullsisė, ku tė tregohej etnia dhe besimi fetar. Shumėkush i ka dhėnė karar duke e quajtur kėtė njė kėrkesė dashakeqe qė nxitet nga mendje ende tė turbulluara kohėsh tė shkuara.
Tashmė regjistrimi i popullsisė mbi bazė besimi dhe etnie ėshtė drejt jetėsimit dhe nuk bėhet mė fjalė pėr njė kėrkesė hije. Arsyetimi zyrtar, i cili ėshtė zgjatim i arsyetimit nga vjen kėrkesa, ėshtė se me kėtė gjė Shqipėria plotėson njė standard tė Bashkimit Evropian. Regjistrimi i popullsisė me bazė besimi dhe etnie ėshtė pa dyshim njė akt i lig dhe qė kėrkon tė nxisė nė kėtė vend debate, fyerje dhe tė stisė njė identitet tė ri.
Kėrkesa ėshtė bėrė, kahmot, nga pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri. Nė Evropė sot nuk ka asnjė vend qė tė ketė bėrė njė regjistrim tė popullsisė mbi bazė besimi dhe etnie, pavarėsisht se shumė kanė tė dhėna pėr diversitetin e popullsive tė tyre. Regjistrimi i pakicave fetare apo etnike dhe racore teorikisht ka kuptim pėr njė qeveri kur diskriminimi ndaj tyre ėshtė shumė i madh dhe mundėsia e tyre pėr tė shkuar nė shkollė ėshtė shumė e vogėl, kur ata nuk merren nė punė, kur ata kanė trajtim mjekėsor tė keq, kur gjykata dhe policia sillet me ta si me qytetarė tė dorės sė dytė, krahasuar me grupet e tjera tė shoqėrisė.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė njė vend qė e ka aplikuar kėtė gjė, duke regjistruar popullsinė nė bazė racore dhe qeveria ka hartuar programe tė posaēme pėr tė integruar qytetarėt e saj me ngjyrė. Ata janė pranuar nė shkolla pa plotėsuar kriteret qė janė kėrkuar pėr tė bardhėt, janė mbrojtur me programe tė kujdesit shėndetėsor mė shumė se tė bardhėt dhe madje presidenti Obama tha se ai do tė emėrojė gjyqtarė nė Gjykatėn Supreme qė vijnė nga minoritetet me ngjyrė apo hispanike.
Megjithatė kritikat kanė qenė shumė tė mėdha mbi mosfunksionim e kėsaj sjelljeje, saqė shumė shtete e kanė braktisur tashmė aksionin afirmativ, siē quhet. SHBA ka vuajtur nga kjo gjė, sepse deri nė vitet '70-tė tė zgjedhshėm ishin vetėm tė bardhėt dhe shumė emigrantė, por edhe vendas deklaronin se ishin tė bardhė. Deri nė vitin 1960 qytetarėt me ngjyrė nuk kishin as tė drejtė tė votonin. Sot nė SHBA kjo gjė ėshtė nė tė perėnduar. Njė sherif nė deltėn e Mississipit, i pėrfshirė nė regjistrimin e popullsisė, thotė nė njė intervistė pėr "Los Angeles Times" se meksikanėt po bėhen shumė tė bardhė, ndėrsa libanezėt, megjithėse ishin tė bardhė, ishin shumė tė zinj dhe kinezėt mė tė bardhė sesa amerikanėt. Kėtė ai e thoshte nisur nga integrimi i tyre nė shoqėrinė amerikane.
Sot nė Shqipėri asnjė qytetar i minoritetit grek nuk trajtohet mė keq sesa ata shqiptarė nė spitale, as nė zyrat e punės. Mundėsinė pėr tė shkuar nė shkollė nuk e ka mė tė vogėl sesa njė shqiptar. Nė gjykata apo polici nuk ėshtė dėgjuar kurrė ndonjė rast qė njė qytetar i minoritetit grek tė jetė trajtuar mė keq sesa njė qytetar shqiptar.
Regjistrim tė popullsisė mbi bazė minoritetesh ka pasur nė Afrikėn e Jugut, nė regjimin e Aparteidit, dhe kjo e ligjėruar nga akti i regjistrimit tė vitit 1954, ku duhej deklaruar ngjyra. Ajo kohė atje ka kaluar dhe as qė bėhet fjalė pėr regjistrim tė popullsisė duke deklaruar ngjyrėn.
Pėr etninė dhe pėr fenė nuk ka asnjė vend nė Evropė qė tė ketė kryer regjistrim tė popullsisė. Tė dhėnat qė ka qeveria britanike pėr shembull janė ato qė ajo merr nga zyra e punės, e taksave, e kujdesit shėndetėsor dhe e policisė. Kėto zyra nuk kanė regjistrim tė popullsisė mbi bazė besimi dhe etnie, por kanė tė dhėna pėr shkak tė punės sė tyre tė pėrditshme dhe i raportojnė kėto tė dhėna te Zyra Kombėtare e Statistikave. Edhe vendet e tjera kanė tė dhėna mbi etninė dhe besimin, por regjistrim shtetėror askush nuk bėn. Dhjetėra organizata, institute private bėjnė anketime dhe nxjerrin tė dhėna. Nė SHBA pėr shembull tė dhėnat mė tė referueshme janė ato tė Pew Forum On Family & Religion. Instituti Pew Research ėshtė njė makineri e madhe private sondazhesh dhe studimesh atje, dhe bėn gjithfarė vėzhgimesh.
Verėn e kaluar nė Francė, i vetmi vend nė botė deri mė tani, presidenti Sarkozy emėroi njė qytetar me origjinė algjeriane, Yazid Sabeg, qė tė drejtojė njė agjenci pėr tė regjistruar popullsinė nė bazė etnie dhe feje. Franca ėshtė vendi me numrin mė tė madh tė myslimanėve nė Evropė. Tė rinjtė emigrantė nė Francė janė dy herė mė shumė nė numėr tė papunė sesa ata francezė. Varfėria nė familjet e tyre ėshtė e thekshme krahasuar me ato franceze. Mundėsitė e tyre pėr tė shkuar nė shkollė janė pakrahasimisht larg me ato tė francezėve. Shumė prej tyre vdesin, edhe pa u kontrolluar fare te mjeku. Presidenti Sarkozy tha se duhet tė marrė fund kjo gjendje, emigrantėt duhet tė integrohen, por fillimisht na duhen tė dhėna. Kjo qe arsyeja pse ai emėroi njė biznesmen me origjinė algjeriane nė krye tė kėsaj pune. Kritikat megjithatė nuk munguan dhe qenė therėse. Dhjetėra shoqata pėr tė drejtat e njeriut thanė se kjo bėhet qė pas evidentimit ata tė zbohen nga Franca ose tė kenė mundėsi mė tė vogla pėr tė fituar njė punė apo shkollė. Presidenti kėmbėnguli se donte tė kundėrtėn. Kompanitė mė tė mėdha nė Francė u mblodhėn nėn drejtimin e Yazid Sabeg, drejtorit tė projektit tė regjistrimit mbi bazė besimi dhe etnie, dhe nėnshkruan njė marrėveshje ku zotohen tė promovojnė integrimin e minoriteteve nė kompanitė e tyre. Dhe kjo po funksionon sipas tė dhėnave tė Ministrisė franceze tė Ekonomisė. Megjithatė regjistrimi i popullsisė mbi bazė feje dhe etnie ngeci. Kėshilli Kushtetues nė Francė e quajti thyerje tė sė drejtės klasifikimin e qytetarėve sipas origjinės dhe besimit. Kėshilli Kushtetues ėshtė pėr Francėn Gjykata Kushtetuese dhe ėshtė autoriteti mė i lartė kushtetues. Presidenti Sarkozy, pėr tė qetėsuar kritikat, ngriti njė komision special pėr ta parė nėse mund tė gjendet mundėsi ligjore qė tė bėhet ky regjistrim i popullsisė dhe pėr tė vlerėsuar diversitetin nė tė. Komisioni tha se mund tė pėrdoren statistika pėr tė vlerėsuar diskriminim, por ai rrėzoi mundėsinė e aksionit afirmativ dhe pėr pasojė edhe regjistrimin me bazė etnie dhe besimi.
Shqipėria kėsisoj ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė ndėrmerr nė mėnyrė tė verbėr njė nismė pėr regjistrimin e popullsisė nė bazė besimi dhe etnie. Nė esetė e librarisė sė Kongresit Amerikan (S. S. Nicholas of Louisville, Kli-NTUCKT. Entered, according to Act of Congress, in the year 1863) pėr pushtetin e shumicės, thuhet se ajo nuk asnjė tė drejtė natyrale pėr pushtet arbitrar, ajo ka pushtet si mjeku mbi pacientin, pėr tė shėruar, jo pėr tė vrarė. Nė Shqipėri regjistrimi i popullsisė me bazė besimi dhe etnie nuk shėron. Regjistrimi i popullsisė kėsisoj ėshtė thjesht uzurpim i njė pushteti qė nuk i takon qeverisė nė kėtė rast.
Shqipėria ėshtė njė vend laik dhe qeveria nuk ka asnjė arsye tė dijė se ēfarė besimi kanė qytetarėt e saj. Demokracia iu ofron besimtarėve njė marrėveshje: tė pranojnė si ēmim pėr ekzistencėn e shoqėrisė civile faktin qė ata nuk duhet kurrė tė imponojnė bindjet e tyre dhe shteti nuk mund tė pėrdorė fuqinė e tij pėr tė cenuar njė besim. Nė anėn tjetėr, qytetarėt janė tė lirė tė ushtrojnė besimin e tyre siē ata e ndjejnė dhe janė tė lirė tė debatojnė me tė tjetėr nė atė qė quhet treg idesh. Deklarimi i besimit pas njė kėrkese tė qeverisė e cenon laicizmin, por nė kushtet e Shqipėrisė, kur 500 mijė njerėz punojnė nė Greqi, cenon edhe lirinė e tyre pėr tė shprehur besimin.
Regjistrimi i popullsisė mbi bazė besimi dhe etnie me anė tė njė programi shtetėror ėshtė edhe thyerje e parimeve themelore tė shtetit. Gjyqtari i Gjykatės Supreme nė SHBA, Holmes, ish-hero lufte, nė vitin 1906 thoshte se taksat janė ēmimi qė ne paguajmė pėr tė jetuar nė njė shoqėri civile. Nė rastin tonė taksat po pėrdoren pėr ta dėmtuar shoqėrinė civile. Profesoresha e ligjeve nė universitetin e Dayton-it, Vernellia Randall, e cila ėshtė ndėr zėrat mė influentė pėr tė drejtat e minoriteteve, thotė se kemi tė bėjmė me minoritet nė rastin kur anėtarėt e njė grupi shoqėror kanė nė mėnyrė tė dukshme mė pak kontroll mbi jetėt e tyre sesa grupe tė tjera dominante tė shoqėrisė. Rasti i qytetarėve grekė nė Shqipėri nuk ėshtė ky, e as rasti i besimtarėve ortodoksė, katolikė apo bektashinj e myslimanė. Nė anėn tjetėr, profesoresha Randall thotė se nuk ka kufij matematikė pėr tė evidentuar njė grup nė minoritet dhe ajo merr shembull qytetarėt me ngjyrė qė shkojnė nė shtete tė caktuara edhe nė 50% apo edhe mė shumė. Kėsisoj arsyet vulgare tė kinse standardeve tė BE pėr pakicat janė tė paqena, pasi mė parė ėshtė i paqenė diskriminimi.
Po tė ishte pėr arsye integrimi, mund tė regjistroheshin qytetarėt me ngjyrė nė Shqipėri, qė jetojnė nė mizerje dhe realisht janė tė diskriminuar. Hija ėshtė vėrtet simbol i fuqisė dhe nė kėtė rast me regjistrimin me bazė feje dhe etnie, ajo po bėn njė prej dėmeve mė tė mėdha qė mund t'i bėhen kėtij vendi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisė

Mesazh nga capkenja prej Fri Jan 22, 2010 11:11 pm

XHUFI: 'Berisha i dytė po bėn tradhti kombėtare'

Nisma e qeverisė pėr tė "kataloguar" shqiptarėt nė bazė tė ndarjeve fetare dhe etnisė ka gjetur kundėrshtime tė forta te bota akademike shqiptare, e cila e konsideron si plotėsimin e ėndrrės sė vjetėr greke pėr marrjen e territoreve shqiptare.

Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė, atėherė Greqia do tė kėrkojė atė qė ajo e quan Vorio-Epir. Historiani Pėllumb Xhufi komenton nismėn e re tė qeverisė, duke e konsideruar si njė tradhti kombėtare.

Z. Xhufi, si e vlerėsoni nismėn e qeverisė pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare?

E konsideroj tradhtinė e radhės ndaj interesave tė vendit, njė lėshim tė turpshėm ndaj presioneve tė qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, qė kėrkojnė tė zbatojnė deri nė njė projektin nacionalist tė tjetėrsimit tė Shqipėrisė sė Jugut ("Vorio-Epiri").

Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare ishte njė ndėr 6 pikat e ultimatumit qė ish-kryeministri grek Miēotaqis i paraqiti nė korrik 1993 Berishės sė Parė. Berisha i Dytė, deri mė sot, kishte zbatuar pesė nga gjashtė pikat, madje nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj nuk kishte guxuar ta kėrkonte nė 1993.

Dhe, pikėrisht dje, qeveria Berisha, nėpėrmjet njė zėdhėnėsi tė denjė pėr kėsi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit pėr realizimin e pikės 6 tė ultimatumit Miēotaqis: regjistrimin e popullsisė me pėrcaktim tė kombėsisė e tė besimit.

Shqipėria, qė me kushtetutė vetė-shpallet shteti i qytetarėve pa dallim kombėsie e besimi, detyrohet tani, nėn presionin grek, tė zbresė nė nivelin e njė shteti qė vendos shenja dallimi midis shtetasve tė vet.

Nė Evropėn moderne mbizotėron koncepti i shtetit tė qytetarėve, pa pėrcaktime tė karakterit etnik apo fetar. Vėrtet, nė vendin fqinj Kushtetuta heq njė dallim tė qartė midis "grekėve" dhe "ortodoksėve", nga njėra anė, dhe "tė tjerėve", nga ana tjetėr, tė cilėt "tė tjerė", ndryshe nga "grekėt" e nga "ortodoksit", nuk kanė tė drejtė tė vetė-identifikohen, tė organizohen nė parti e shoqata e tė punėsohen nė sektorin publik.

Por, Greqia nuk ėshtė njė rast pėr t'u marrė shembull pėr standarde tė tė drejtave tė njeriut e tė minoriteteve: nė fakt, ka refuzuar edhe tė njohė konventat pėrkatėse tė Kėshillit tė Evropės.

Ndaj, duke marrė nė konsideratė edhe tė tjera punė tė errėta qė qeveria Berisha ka kryer gjatė kėtyre viteve (marrėveshja e kufirit detar, protokolli pėr varrezat e ushtarėve grekė, hapja e shkollave greke nė vende nevralgjike, si Himarė, Korēė etj.), gjykoj se kemi tė bėjmė me njė shitje tė interesave tė vendit, e pra me njė shkelje tjetėr tė rėndė tė Kushtetutės. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombėtare", dhe e tillė ėshtė.

Ēfarė sjell, sipas jush, kjo ndarje nė marrėdhėniet mes shqiptarėve?

Nuk besoj se do tė sjellė ndonjė dramė nė marrėdhėniet mes shqiptarėve. Ata shqiptarė, qė pėr arsye materiale e njerėzore, do tė pranonin tė vetė-deklaroheshin si "grekė", do tė vazhdonin edhe mė tej tė ndjeheshin shqiptarė.

Por, nėse vėrtet qeveria shqiptare do t'i shkojė deri nė fund marrėzisė sė saj, d.m.th., do lejojė qė kombėsia tė njihet e tė regjistrohet si e tillė vetėm mbi bazė tė deklarimit, pa marrė nė konsideratė elementėt e tjerė objektivė, familjarė, historikė, anagrafikė etj., atėherė do tė lindin probleme tė rėnda, qė nuk lėndojnė "sedrėn" kombėtare tė njėrit apo tė tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetė sigurinė kombėtare.

Qeveria shqiptare, kjo e Berishės, po merr mbi shpatulla njė pėrgjegjėsi tė rėndė, atė tė sajimit artificial tė njė minoriteti grek tė paqenė, prej 100, 200, 300 apo 400 mijė personash.

Dhe atėherė, Shqipėria duhet tė fillonte njė "jetė tė re": pikė sė pari do tė duhej tė ripagėzohej si njė shtet multietnik, do tė duhej tė nėnshkruante me Dulen njė marrėveshje si ajo e Ohrit, do tė duhej tė paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarėve tė vetė-deklaruar si grekė, do tė duhej tė kishte grek presidentin ose kryeministrin e njė mori tė tėrė ministrash.

Kur them "grek", e kam fjalėn pėr grekė tė thekur tė tipit Bollano e Ksera, qė janė gati tė fshijnė nga harta jo mė Jugun, por gjithė Shqipėrinė.

Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a ėshtė e mundshme njė e gjė e tillė?

Sigurisht, nga njė deklarim nėn presion i kombėsisė dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipėrisė do tė ndryshojė rrėnjėsisht.

Prej plot 20 vjetėsh, Athina ka ushqyer te shqiptarėt njė refleks tė kushtėzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndėrron emrin dhe fenė, i ka shanset pėr tė marrė njė vizė, pėr tė marrė njė dokument, pėr tė marrė njė pension.

Pra, veē shtimit ireal tė numrit tė "grekėve", do tė kishim edhe njė proces paralel tė njė proselitizmi tė detyruar. Dhe tė mendosh, qė nė Greqi proselitizmi ndalohet nga vetė Kushtetuta e atij vendi.

Nė ē'mėnyrė mund tė sjellė rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisė mbi kėtė bazė?
Sė pari, rivalitetet fetare nė Shqipėri nuk kanė qenė asnjėherė "endogjene": ato janė inspiruar nga politikanė e klerikė tė huaj.

Ky ėshtė njė mėsim i patundur i historisė. Sigurisht, njė regjistrim i tillė, plot prapaskena e prapamendime, do t'i jepte dorė krejtėsisht tė lirė qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, pėr tė mbjellė ndasi, mėri, armiqėsi mes vetė shqiptarėve. Ėshtė njė punė qė e kanė bėrė pėrherė, dhe jo pa rezultate.

Por, edhe nė kėtė kuptim, pėrgjegjėsia e autoriteteve shqiptare do tė jetė e jashtėzakonshme: me njė regjistrim tė tillė ato i bėjnė njė atentat tė rėndė kohezionit shoqėror e moral tė popullit shqiptar.Shekulli On

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi